Aktualitet dhe LajmePërditshmëriShqipëria

Shqipëria mbyllet nga ora 20:00-06:00

Share

TIRANË

Shqipëria ka ashpëruar masat kundër koronavirusit. Duke filluar nga dita e nesërme, ora policore do të zhvendoset në orën 20:00, nga ora 22:00 që ishte deri më tani.

Kështu, Komiteti Teknik i Ekspertëve bëri me dije këtë të mërkurë se ora policore do të nisë nga ora 20:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ku nuk do të lejohet lëvizja e qytetarëve dhe aktiviteti i bizneseve.

Gjithashtu, një tjetër masë e ashpër është edhe rikthimi i mësimit online në të gjitha shkollat e mesme, në qarqet më të prekura nga koronavirusi.

Këto masa do të vijojnë për 14 ditë, deri më 25 shkurt, do Komiteti i Ekspertëve do të bëjë një rivlerësim të situatës.

Disa nga masat e Komitetit Teknik të Ekspertëve:

– Ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit, me përjashtim të emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune (në këtë rast është e domosdoshme leja nëpërmjet aplikimit tek e-Albania) për një afat 14 ditor, duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

– Ndalimi i aktiviteteve të bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit (me përjashtim të shërbimit delivery), duke filluar nga dita e enjte, datë 11 Shkurt – 25 Shkurt.

Souce link

Back to top button