Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëriaVisit Diber

“Shqipëria mirëpret botën”, Rama prezanton nismën e re kulturore

“Shqipëria mirëpret botën”, kjo është nisma e re kulturore e prezantuar nga kryeministri Edi Rama.

Në një konferencë të përbashkët me ministren e Kulturës Elva Margariti, kryeministri u shpreh se kjo nismë do të kthehet në një traditë të përvitshme.

Sipas kryeministrit kjo nismë do t’i japë mundësi të gjitha vendeve që të shpalosin traditat e tyre. Java kulturore u shpreh Rama do të nisë me Francën dhe më pas me vendet e tjera.

Fjala e Rames:

Prezantojmë nisjen e një cikli të ri aktivitetesh argëtuese në kuadër të një nisme të re që e kemi quajtur “Shqipëria mikepret botën” dhe që në bashkëpunim me vende të tjera mike dhe partnere apo prezentë në Shqipëri, përmes përfaqësive të tyre e kemi organizuar përmes një serie javësh kulturore.

Ne synojmë të jenë një traditë e përvitshme për të shpalosur tradita, kultura, për të shpalosur forma dhe shprehje nga më të larmishmet të aktivitetit të çdo qytetërimi dhe për të krijuar hapësira të reja të ndërveprimit me kulturat e tjera, por edhe të argëtimit të qytetarëve dhe turistëve që mund të gjenden në vendin tonë.

Si vit i parë që nis ky program i ri është i gjithi me një fazë nisjeje që do të pasurohet në vitet e ardhshme. Është një eksperiencë e re që do të mësojmë dhe kuptojmë më shumë.

Këto fillojnë me javën e Francës dhe më pas sipas një kalendari që ministrja do ta paraqesë.

Dua të theksoj se disa prej vendeve të përfshira janë të angazhuara prej kohësh në organizimin e javëve të tyre kulturore, siç është Italia, Gjermania apo Franca.

Ky angazhim i nxjerr nga mbyllja e tyre duke i bërë më të aksesueshme. Duke përfshirë aktivitetet fizike apo të lidhura me krijimtarinë në fushat e ndryshme të artit, por duke përfshirë edhe aktivitete që janë më popullore.

Aktivitete në rrugë apo kulturën dhe traditën e gatimit të vendeve të tjera”.

Sipas Ramës aktivitetet do te jene për të gjitha grupmoshat, nga fëmijët tek pensionistet. Javët e Kulturës u shpreh Rama nisin sot dhe vazhdojnë gjatë gjithë vitit.

“Është një program që ne synojmë të jetë një program ku të gjitha moshat dhe kategoritë të gjejnë arsye për ti frekuentuar javët e kulturës.

Është një program që synojmë të kenë hapësirë që nga moshat e reja dhe deri tek pensionistët.

Ne po vazhdojmë punën për kalendarin e vitit tjetër duke pasur parasysh që javët e fiksuara të këtyre vendeve të jenë javë fiks të çdo vitit. Gjërat mund të lëvizin, por ky është qëllimi.

Kjo do të nxisë  aktivitetet jo vetëm në Tiranë por edhe në vende të tjera. Qëllimi është që ta shtrijmë këtë përzierje kulturash në gjithë Shqipërinë”, tha Rama. /panorama.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: