AktualitetAktualitet i ditësShqipëria

Shtatori nis furishëm, 15 grupe anti-kanabis.

Shpresojmë që të vijnë dhe në Dibër.

Shtatori nis furishëm, 15 grupe anti-kanabis të FNSH-së zbarkojnë në Krujë
ëngjesin e kësaj të marte një operacion anti-kanabis ka nisur në zonën e Krujës.

Në këtë operacion marrin pjesë 15 grupe të forcave të ndërhyrjes së shpejtë të ardhura nga Tirana, të cilat janë nisur për në Malësinë e Krujës dhe zonat perreth.

Ky operacion vijon që prej javës së kaluar dhe deri më tani janë asgjësuar 2 mijë rrënjë kanabis në 50 parcela. Ndërkohë pritet që Policia të njoftojë në vijim rezultatet e operacionit të zhvilluar prej disa ditësh.

Ndërkohë zona e malësisë së Krujës mbetet ndër zonat më problematike të kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë këtij viti në Krujë janë asgjësuar mbi 8 mijë rrënjë kanabisi. Operacioni i fundit u zhvillua në këtë zonë më 17 qershor, ku u arrestuan 3 persona dhe policia asgjësoi 3 parcela me kanabis

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: