Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Shtimi i rasteve me Covid-19, BE drejt mbylljes së derës për shqiptarët

Share

Nga Erisa Zykaj

Komiteti i 27 përfaqësuesve të përhershëm të Bashkimit Europian (COREPER II) pritet të shqyrtoië sot pasdite listën e vendeve me një situatë të sigurtë epidemiologjike të COVID-19, qytetarët e të cilëve mund të udhëtojnë pa kufizime drejt Bashkimit Europian.

Me përhapjen e varianteve të reja të koronavirusit, diskutimi pritet të përqëndrohet edhe te vendet të cilat nuk përmbushin më kriteret për të qenë pjesë e listës së vendeve tê sigurta. Në këtë kuadër, pritet të diskutohet dhe heqja e mundshme e Shqipërisë dhe Serbisë nga lista e vendeve të sigurta të aprovuar në 18 qershor 2021.

Kjo pasi sipas 27 ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian, Shqipëria dhe Serbia kanë ndryshuar trendin e statistikave lidhur me COVID-19 dhe nuk plotësojmë më kriteret e kualifikimit për listën e vendeve e të sigurta.

Kêto kritere kanë të bëjnë kryesisht me numrin e personave të infektuar me COVID-19, që nuk duhet të jetë më shumë se 75 infektime për 100.000 banorë për dy javët e fundit, por gjithashtu ecuria lidhur me numrin e përgjithshëm të vaksinuarve, numrin e testimeve, numrin e personave të shtruar në spital me COVID-19, apo atyre që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19, si dhe menaxhimi i përgjithshëm i pandemisë së koronavirusit. Eshtë e njëjta qasje që u përdor edhe për heqjen e Izraelit, Kosovës, Malit tê Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikë nga lista e vendeve të sigurta në 30 gusht 2021.

Ndryshimet për heqjen nga lista e Shqipërisë, Serbisë dhe vendeve të tjera do të duhet të kalojnë përmes etapave të mëtejshme deri në zyrtarizimin e rekomandimit të Këshillit të ministrave. Me heqjan nga lista të Shqipërisë, qytetarët shqiptarë në parim do t’i nënshtrohen sërish kufizimeve të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kur ata udhëtojnë drejt BE-së.

Por, rekomandimi parashikon që shtetet anëtare të BE-së tê ruajnë të drejtën të mos vendosin kufizime për udhëtime për shtetasit e vendeve të treta, që janë plotësisht të vaksinuar. Kjo do të thotë që shtetasit shqiptarë plotësisht të vaksinuar me vaksinat e aprovuara nga EMA/ BE mund të vazhdojnë të udhëtojnë pa kufizime drejt BE-së.

Kujdes: Rekomandimi e parashikon një gjë të tillë, por vendimi është kompetencë e secilit shtet anëtar. Si pasojë, secili shtet anëtar është i lirë të vendosë nëse vazhdon t’i heqe kufizimet për shtetasit e vendeve të treta plotësisht të vaksinuar apo jo.

Lista e vendeve të treta rishikohet dhe perditesohet rregullisht çdo dy javë. Rekomandimi i Këshillit të ministrave për heqjen e Shqipërisë dhe Serbisë nga lista e vendeve të sigurta pritet të zyrtarizohet javën e ardhshme. Lista aktuale e vendeve të sigurta aktualisht është si vijon:

Shqiperia
Australi
Izraelit
Japonia
Liban
Zelanda e Re
Republika e Maqedonisë së Veriut
Ruanda
Serbia
Singapori
Korea e jugut
Tajlandë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Kina, subjekt i konfirmimit të reciprocitetit./albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button