Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriPersonalitetePolitikë

Si janë kandidatët për kryetarë bashkie??? Janë të mirë për vete, të mirë për partinë.

Share

(Nje analizë e fushatës së zgjedhjeve te 6 Marsit)

Në Dibër kur pyesin për dikë se çfarë njeriu është filani, përgjigja pozitive është se është njeri i mirë për veten, dhe familjen e tij, punëtor, shtëpiarë, korekt, kursimtare, etj. Ose është njeri i mirë jo vetëm për vete por edhe për të tjerët, për njerëzit e tij dhe për vendin.
Sot kur kanë mbetur 2 ditë nga zgjedhja e kryetarit të Dibrës, kandidatët që kanë dalë janë shumë të mirë për veten, familjet e tyre por nuk e kanë madhështinë me qenë të mirë dhe për të tjerët dhe për Dibrën.
Kostumi i kryetarit të bashkisë kërkon një njeri të mirë jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët dhe vendin.

Që të jetë kryetar me kostum të përshtatshëm për bashkinë, duhet që kandidati të ketë mendim, të ketë vizion. Asnjë nga kandidatët nuk e ka një aftësi të tillë. Mjafton të shikosh faqet e tyre dhe nuk shikon asnjë postim të artikuluar nga opinioni i tyre, apo të mbajnë një qëndrim për një çështje, por kanë bërë rrallë ndarjen e postimeve të udhëheqës së tyre. Të tre kandidatët në postimet e faqes së tyre nuk kanë asnjë këngë, apo fotografi të ekipit të futbollit që janë tifoz, pra janë thjesht nënpunës të mirë, administratorë korekt, por jo ideatorë dhe vizionarë.
Kandidatët nuk kanë lidership, mjafton të shikosh që përgjatë 2 muajve të fundit, nuk kanë krijuar dot frymë, nuk sjellin frymëzim, nuk kanë ndjekës, por mjaftojnë të kërkojnë dhe ngjiten pas takimeve të lidershipit udhëheqës të partisë, Edi Rama, Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Biles, kandidatët kanë mungesë kurajo drejtimi në nivel lokal, pasi nuk kanë një iniciativë të dalin në krye të fushatës, por rrinë pas drejtuesve lokalë duke qenë të dytët pas kryetareve te tyre.
Kandidatëve u mungon karakteri i sipërmarrjes, kryetari i bashkisë duhet të jetë hartuesi i zhvillimit të shoqërisë dhe gjithë zonës. Asnjë kandidat deri më sot nuk ka një program konkret për Dibrën, por fjalë të përgjithshëshme. Çështjet e nxehta të Dibrës, si varfëria, aksesin me rrugë, uji i pijshëm, niveli ulët kulturorë dhe arsimor, Skavica, zhvillimi i turizmit, tregu i produkteve bujqësore, nuk kanë asnjë qëndrim realist, a thua se janë çështje të Ukrainës jo të Dibrës.
Pas 3 ditësh do kemi kryetarin e bashkisë, një nga tre kandidatët, që në kostumin e tyre kanë profilin e individëve të sukseshëm në aspektin profesional, administratorë të mirë, familjarë të rregullt, që me siguri që kushdo që fiton do jetë një kryetar bashkie që do respektojë ligjin mirë, do bëjë shkresat në rregull, nuk do abuzojë me fondet, do jetë i komunikueshëm me qytetarët, do jetë një nënpunës i rregullt. Por, si përfundim i mirë për vete, dhe i bindur për udhëheqjen e partisë së tij.

Një kafe nga ju!

Back to top button