Reklamat tonaThenje dhe aforizma

Si u bë sugjari zot shpie !

Nji burre u plak shumë. Nuk i punonin ma kamët e duert.Vesh’t e lanë, po k’shtu ene sytë. Mendjen nuk e kishte top si përpara,
harronte shumë: me e pyet në darkë ç’kishte ngranë në mëngjes, nuk ishte në gjendje me u përgjigj pa u mendue pak si gjatë. Plaku kishte tre djem të tre të rritun, të martuem, me armë në sup. E vret mendjen se cilin duhej me ba zot shpie. Mendon me i vu në provë. Ngrihet nji mëngjes me ksul’n ne sy, me të cilën kishte mbulue ballin. I thrret tre djemtë në odë të vetë me u dhanë nji porosi. Në të vërtetë i thirri me kuptue cilit prej tyne do t’i bante përshtypje pse e kishte vu ksul’n në atë mënyre, ndryshe nga ditët e tjera. Po asnjani nuk u kujtue për kët’ gja e plaku u tha te dilnin. Mbas gjysmë ore i thrret nji nga nji. Në fillim futi në ode ma të madhin, te cilit i tha:
0 djalë, e kam ulë ksulën kështu mbi ballë, se më ka dalë nji pikë e keqe e nuk di si me e hekë.
– Kollaj, or babë,-i tha i biri e shtoi:- Marrim gjethe verrini, i thajme, i bajmë shkrumb e pluhnin e tyne e përziejmë me të bardhë veze em te lyejmë pikën e keqe. Ke me pa sa shpejt ka me u përtha.
– Mire, kshtu do bajmë, – i tha ai djalit.
Hyni djali i dytë, biseda u zhvillue si me të madhin, me ndryshimin se ai si ilaç për me shnoshun pikën e keqe tha se ishte e nevojshme me e lye me gjethe mullage.
– Mirë, – i tha i ati, – dil e me bjer ma të voglin.
I ati i bani po ate pyetje si dy të tjerve.
– Po qe se atë pikë ta kanë vu të tjerët, ne jemi me armë e ta heqim, po e pate vu vetë, e mbajsh me shëndet se kërkush nuk ka si me ta heqë, -i tha djali i vogël.
Plakut i pëlqeu shumë përgjigja e tij e atë bani zot shpie.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: