AktualitetAktualitet i ditësLajme nga Dibra

Situata alarmante në Dibër: Fshatrat dhe rrugët kryesore të bllokuara nga dëbora

Një ndër qarqet më të dëmtuara dhe bllokuara nga reshjet e dëborëqs dhe ngricat është qarku i Dibrës i cili raportohet që është i bllokuar totalisht.

Reshjet e dëborës kanë vazhduar në mënyrë intensive edhe gjatë natës duke bllokuar pjesën më të madhe të rrugëve të Dibrës.

Trashësia e borës në qytet shkon mbi 40 cm ndërsa në zona të thella kalon mbi 60-70 cm.

Gjendja në akse:

Akset rrugore Peshkopi – Tiranë është i kalueshëm me vështirësi me zinxhirë, pjesa më e vështirë që bllokohet herë pas here nga Pishat e Bulqizës deri në Qafën e Buallit pasi fryn erë e fortë dhe mbush me borë trupin e rrugës.

Aksi Peshkopi – Qafë Draj – Kukës është i bllokuar.

Aksi Peshkopi – Kukës kalohet me vështirësi me zinxhirë deri në Kalanë e Dodës, ndërsa nga Kalaja e Dodës më tej e bllokuar për shkak të erës së fortë.

Të gjitha fshatrat dhe njësitë administrative të Dibrës dhe Bulqizës janë të bllokuara, rrugët janë të pa kalueshme.

Në njësitë administrative Lurë, Kala e Dodës , Sllovë, Selishtë , Ostren, Martanesh mungon energjia elektrike. Deri tani nuk raportohen emergjenca shëndetësore nga zonat e thella.

Source Link

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: