Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Situata e Covid-19 në Dibër, Lusha: Është drejt normalizimit

Ka rënë ndjeshëm numri i infektimeve të reja me Covid-19 në Dibër. Aktualisht në këtë bashki janë vetëm 29 të infektuar aktiv me koronavirus. Këtë e konfirmon Drejtoresha e Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Dibër, Brunilda Lusha. Sipas saj, në ditët e fundit është vënë re një ulje e madhe e infektimeve, duke bërë që të zbulohen një ose 2 raste ditore.

Nga ana tjetër, sipas Drejtoreshës së Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Dibër, Brunilda Lusha, numri i qytetarëve që kërkojnë të bëjnë vaksinën po vjen në rritje, kryesisht tek moshat e reja, ndërsa mosha e tretë po paraqitet për të bërë dozën e tretë të vaksinës antiCovid.

Në të gjithë Qarkun Dibër, aktualisht numri i qytetarëve të infektuar aktiv me Covid-19 është rreth 70, duke bërë që të jetë qarku i vetëm në shkallë vendi që ka më pak se 100 të infektuar aktiv./mattv.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: