Aktualitet i ditësDiaspora DibraneGuida dhe guiderHistori dhe TregimeLajme nga DibraPersonaliteteReklamat tona

Skavica, Dibra dje dhe sot.

Nga Murat Koltraka

Dibra dje dhe sot.
Ne periudhen e Skenderbeut Dibra shtrihej nga malsite e Prizrenit ne veri deri ne afersi te Ohrit ne jug dhe nga rrjedhat e Vardarit ne lindje deri ne Ultesiren matjane ne perendim.Zinte nje vend qendrore ne terroitoret shqiptare dhe luajti nje rol shume te veçante ne mbrojtje te kufijeve natyrore te teresise toksore ,kudo qe flitej gjuhae bukur shqipe Duke qene si porte hyrese e sulmeve turke dhe sllave drejte vendit tone, per kete treve diskutohej nga Beogradi deri ne Moske se pa vene ne sundim Dibren perparimi yne drejte Duresit per daljen ne det eshte i pamundur.
Cfar ndodhi me Dibren ?
Me 1913 Dibra nga fuqite e medha u nda me dyshe.Njera gjysem u jepet serbeve ,kurse pjesa tjeter i mbeti Shqiperise .A mund te thuash kur ndane nje molle pergjysem , se njera eshte e kesaj peme ,kurse gjysma tjeter e molles eshte e nje molle tjeter? Kjo eshte e pamundur.
Ata qe e ndane Dibren ne dy pjese(fuqite e medha europiane) nuk moren per baze asnje parim njerzor per vendosje ,por firmosen coptimin duke marre per gjate gjthe historise njollen e shemtuar te turpit .
Pas mese nje shekulli,nje katastrofe tjeter vdekjeprurese planifikohet per Dibren e Poshteme ,prerja e saj per shtylles kurrizore nga veriu ne jug(nga Kukesi ne veri deri ne Maqedonine e ne jug).nga e kobeshmja Skavica .
Cdo te thote per Dibren copetimi i saj perseri ne dy pjese.pas 1913 -tes (si enderr dhe deshire e serbeve)
)nga veriu ne jug,kur mbytet ‘Hambarin i Dibres dhe per rajonet per rreth,”kur fundos ne llum ,balte dhe erresire te perjeteshme trashegimenine historike ne me shume se 8 500 vite jete panderprerje,,,kur shkepute rajonet perendimore me ata lindore,kuri fundos nen uje varret e te pareve,kur i merr Dibres shume nga prodhimet bujqesore e blegtorele te cilesisie shume te lartesi garanci e jetes ne kete vend ,dhe kur ndotja e mjedisit dhe prishja e ekuilibrave klimaterik pengon zhvillimin e kulturave bujqesore me te cilat ky popull ka jetuar ne mijera vjete
Pa Luginen e Drinit te Zi nuk ka Diber,pa luginene Drinit te Zi per nje HEC te Skavices Dibra e Poshteme shperbehet, VDES. Emri i Dibres do te zevendesohet me emrin e kobshem SKAVICA.
DIBRANET DUHET TE NDERGJEGJESOHEN TE MBROJNE PRONAT,TE MBROJNE HISTORINE,TE MBROJNE VARRET E TE PAREVE DHE MARTIREVE TE KETIJ VENDI QE DHANE JETEN NE MBROJTJEN E KESAJ LUGINE KAQ JETIKE PER DIBREN.
Ne kete lugine jane degjuar vrigellima shpatash,jane degjuar krisma pushkesh,gjemime topash ,jane degjuar zera te fuqishem te fisnikerse dibrane, Ketu ka pas shume gezime ,por dhe shume hidherime,por me heroizmin e martireve te ketij populli,te fisnikerise se kesaj krahine si zemer e 9 Maleve historike te Dibres ,nje bashkesi luftarake ne mbrojtje te ketyre rajoneve qe pas vdekjes se Skenderbeut. u mbijetoi sulmeve barbare ne shekuj
Besoj se shqetesimi qe po zien ne Diber ,do t’i ngreje dibranet ne mbrojtje te vatanit,ne mbrojtje te te ardhmes se femijeve te tyre,Pa luginen e Drinit te Zi dhe qyteti i Peshkpoise mbete si peshku ne te thate.
Dibranet duhet te ngrihen t’i dalin zot vetes Heshtja dhe gjumesia do te thote vdekje e Dibres.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: