BotaPërditshmëriSport dhe Fitnes

Sonte 21:00, Barcelona – Bayern Munich

Share
    

Sot nis sezoni i ri e kompeticionit  evropian më të të rëndësishëm për klube, Champions League.

Që në start në pret një ndeshje fantastike, ajo mes Barcelonës dhe Bayern Munich e cila do të luhet në Camp Nou.

Katalanasit me shumë mungesa do të tentojnë të marrin hak për atë humbje turpëruesi 8-2,  të shkaktuar nga bavarezët në ndeshjen e fundit ku këto dy skuadra u përballën bashkë.

Trajneri holandez Ronald Koeman pritet ta rreshtojë skuadrën me skemën e përhershme, 4-3-3. Me sulmin që pritet të përbëhet nga treshja, Dapay- Jong- Coutinho. Në krahun tjetër Nagelsmann pritet të luajë me skemën, 4-2-3-1, ku sulmi do të udhëhiqet nga “makineria” e golave, Lewandowski.

Të dyja skudrat vijnë  me disa mungesa, por më e penalizuar është Barcelona.

Për blaugranat mungojnë, sulmuesi Martin Braithwaite, i cili shpejt do të operohet dhe pritet të jetë i gatshëm për skuadrën vetëm vitin e ardhshëm. Po ashtu, Ansu Fati dhe Kun Aguero janë ende në fazë rikuperimi dhe kthimi në fushë i tyre pritet në muajin nëntor. Qelqi “Dembele”  gjithashtu do të mungojë, ndërsa në dyshim janë mbrojtësit e krahut Sergino Dest dhe Jordi Alba. Spanjolli pritet të jetë në fushë me shumë gjasa.

Në krahun tjetër për bavarezët nuk do të jenë të gatshëm sulmuesit, Kingsley Coman dhe Corentin Tolisso, e në dyshim mbetet Serge Gnabry.

Sa i përket statistikave, Bayern Munich ka fituar 19 nga 21 ndeshjet e fundit në këtë kompeticion dhe ka fituar 5 nga 6 të fundit pikërisht përballë rivalit të sotëm.

Barcelona ka shënuar të paktën 2.5 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit përballë Bayernit në të gjitha kompeticionet, ndërsa gjermanët kanë shënuar të paktën 2 gola në 5 nga 6 ndeshjet e fundit përballë katalanasve në të gjitha kompeticionet./albeu.com/

Një kafe nga ju!

Back to top button