Aktualitet i ditësPolitikëShqipëria

STOP AFGANIZIMIT TE SHQIPËRISË!

Nga Zenel Hoxha 

STOP AFGANIZIMIT TE SHQIPËRISË!
Miq të nderuar! E gjithë bota eshtë mberthyer neper karrike, duke parë live, rrjedhën e ngjarjeve tragjike ne Afganistan.
Gratë, vajzat afgane janë të parat që rinisën kalvarin e vuajtjeve, pas 20 vjet, investim pa asnje rezultat te vendeve perendimore.
Perëndimi deshtoj me turp! Triliona dollar u derdhën ne ajër, pa asnje rezultat pozitiv, perfundimtar. Me mijëra të rinj e të reja nga vendet perendimore (perfshirë edhe bij shqiptarë) dhanë jetën per lirinë e afganëve.
Personalisht kam besuar në Aleancen Euro-Atlantike, dhe veçanërisht ne SHBA, ne fitoren e luftës së drejtë të tyre. Tani në ketë sekond që po shkruaj, sapo ra kryeqyteti i Afganisatinit -Kabul ne duart e erresirës-Talebanëve.
Nderkohë Shqipëria ka 80 vjet në duart e talebanëve shqiptarë. Askush nuk flet! Askush me mendjen e zemrën ne vend nuk ngrihet, per te shpetuar vendin tonë. Perkundrazi, talebanët tanë duan të perforcohen ne pushtetin e tyre me ardhjen talebanëve origjinalë afganë.
Miku ynë i madh ne ditet me te veshtira -1991 ofroj vetem 4 milionë dollarë asistence teknike permes kuçkave bolshevike te usaid.
Per 30 vjet post-komunizëm shumë pak eshtë bere prej tyre ekonomikisht, pika më e dobët e vendit tone.
Antaresimi ne Nato-spo jep asnje efekt ne permirësimin e jetës se qytetareve shqiptarë. Prej 12 vjetësh ( nga anëtarësimi i SH) mbi 1 milion shqiptarë kanë lënë atdheun, vendin me te bukur ne botë, nën veshtrimin e Aleancës dhe aleatëve tanë, e per më tepër duke e lëne Shqipërinë në renie të lirë drejt duarëve talebano-komunistëve shqiptarë.
Pra jemi pothuajse në të njejtën situatë si Afganët sot, por ne prej 80 vitesh.
Prej 8 vitesh po prodhojmë kanabis, ne vlerë 10 here me pak se boçat e afganëve, pra de fakto jemi 10 herë më keq, per shkak te “produktit te ri”.
Tani miqtë tanë qe realisht nuk u gjetën gja-kundi ne keto 80 vjet, per here te dyte( pas kerkeses per shkaterrim të armëve të Sirisë) na kerkojnë popullimin e Shqipërisë me afganët – spiunët e popullit tyre.
Jo! Kur miku e kalon cakun, duhet ti themi ndal!
Shqiptarët duhet të ngrihen në kembë, sot o kurrë, per të mbrojtur vendin e tyre nga invazioni i dytë, pas atij iranian.
Drejtuesit shqiptarë, qe qendrojnë me vota te vjedhura qe nga 1996, nuk duhet te marrin vendime ne emer te popullit-qe sdo i zgjidhte kurre këta qe ka sot mbi krye.
Shqiptarë, mblidhuni sikur në Nëntor 2013, per ti thënë ndal afganizimit te Shqipërise. Koha per të gjithë shqiptarët ti kthehen fuqimisht atdheut per ta mbrojtur, ndertuar, zhvilluar mbi bazën e standardeve me te larta demokratike, që bijtë tanë kudo që jetojnë në botë, i kanë të gjitha mundësitë per ti vendosur.
zh 15.8.21

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: