Aktualitet dhe LajmeBulqizëCampingjeGuida dhe guiderHostele dhe BujtinaLajme nga DibraOJQ dhe OJFPërditshmëriVisit Diber

“Strategjia për Turizmin Malor në Bulqizë”

Share

 

Plan – Veprimi 

 

“Strategjia per Turizmin Malor ne Bulqize”

 

  1. Përcaktimi i përgjegjësive funksionale në nivel lokal për turizmin malor

 

  • Në nivel lokal do te hapet nje zyre ne Bashki për gjithë çështjet lidhur me zhvillimin e turizmit malor. Kjo zyre do te jetë e aftë të informojë rreth situatës aktuale lidhur me gjithë zhvillimet, rregulloret dhe projektet në zbatim dhe atyre të planifikuara. Njësia do të bëjë bashkërendimin e gjithë masave përsa i takon zhvillimit dhe infrastruktures. 

 

  • Hartimi i manualit dhe udhëzuesve për bizneset e ndryshme të turizmit. 

 

  • Hartimi i politikave për mbështetjen e punësimit nepermjet agroturizmit.

 

  • Përgatitja e dokumentit të politikave për krijimin e sistemit të ofertës për arsimim dhe trajnimin në fushën e turizmit malor ne Bulqize.

 

  • Përgatitja dhe realizimi i seminareve me përfaqësues lokalë për krijimin e këshillave lokale të turizmit. 

 

  1. Mbështetja e menaxhimit të krijimit të destinacioneve malore lokale

 

  • Krijimi i praktikës së takimeve të rregullta të investitorëve dhe aktorëve të interesuar për të diskutuar çështje lidhur me zhvillimin e turizmit në destinacionet malore (psh, masat për zgjatjen e sezonit, standardet dhe rregulloret, infrastruktura etj.) 

 

  1. Mbështetja e zhvillimit të marketingut për destinacionet malore 

 

  • Ngritja e strukturave: Qendrat e Informacionit Turistik. 

 

  • Mbështetja e përpilimit dhe realizimit të planeve lokale për marketingun, faqes së internetit për destinacionin, broshurave dhe materialeve dhe veprimtarive të tjera të marketingut, mbi bazën e udhëzuesve të përgatitur. 

 

  • Përpilimi i udhëzuesve dhe rregullores për turizmin malor në përputhje dhe në kuadër të procesit të planifikimit të turizmit.
  1. Mbështetja e përmirësimit të ambientit dhe atmosferës terheqese në zonën malore, duke përpiluar udhëzuesit dhe duke mbështetur identifikimin dhe zbatimin e projekteve pilot 

 

  • Mbështetja e përpilimit të udhëzuesve me angazhimin e ministrive, institucioneve, ekspertëve, OJQ-ëve dhe aktorëve nga destinacionet. 

 

  • Mbështetja e planifikimit dhe realizimit të një sistemi tabelash për të informuar dhe drejtuar turistët. 


  • Mbështetja e përpilimit dhe organizimit të ofertave turistike për potencialet kulturore dhe natyrore të destinacioneve malore.

 

  • Në nivel administrativ: Projekte për të siguruar dhe përmirësuar trashëgimitë kulturore me mundësi për të qenë tërheqëse dhe të gatshme për tregun e turizmit (psh, fshatrat historikë, monumentet, tregjet tradicionale, festat, traditat…) 
  • Në nivel privat: Mbështetja e nismave dhe bizneseve private në mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimive kulturore dhe natyrore. 

 

  • Mbështetja e krijimit të infrastrukturës lidhur me natyrën dhe veprimtarinë në rrethinat e destinacioneve malore (rrugë të shënuara për të shëtitur më këmbë dhe për të ngarë biçikletat, krijimi i tabelave të qarkullimit rrugor, rregullorja dhe korniza për veprimtaritë sportive, si: eskursione, marshime, ekspedita, ekskursione në shpella etj.…) 

 

  • Mbështetja e përmirësimit dhe hartimit të materialeve informative dhe marketingut për ofertat për turizëm kulturor dhe natyror në zonat malore. Sigurimi i disponueshmërisë së informacionit (faqet e internetit, QIT, panairet, media …) 

 

  • Mbështetja e përpilimit të ofertave për turizëm karakteristik në fshatra dhe zona rurale në mal ose në afërsi të zonave malore. 

 

  • Ndërtimi i tregjeve karakteristike me produkte lokale. Mbështetja e lidhjeve me bizneset e turizmit dhe fermerët dhe prodhuesit lokalë. 

 

  1. Përqendrimi te krijimi i një destinacioni pilot në mal

 

  • Identifikimi i një ose më shumë destinacioneve pilot në Bulqize me potencialet dhe kushtet paraprake më të mira për të përqendruar veprimtaritë, përpjekjet dhe burimet financiare.

 

  • Hartimi i strategjisë dhe masave lidhur me marketingun e investimeve me qëllim që të tërhiqen investitorët e duhur. 

 

  1. Mbështetja e zhvillimit të veprimtarive kulturore që do të përfshihen në ofertat për turizëm kulturor. 

 

  • Krijimi i një forumi për shkëmbimin e përvojës dhe praktikës së mirë.

 

  • Ndërtimi i tregjeve karakteristike me produkte lokale. 

 

  1. Mbështetja e masave për të përfshirë aspekte të traditave në produktin turistik 

 

  • Organizimi i seminareve për identifikimin e traditave vendase që mund të jenë tërheqëse për turistët. 

 

  • Mbështetja e mbrojtjes së traditave arkitekturore dhe ndërtimore 

 

  • Mbështetja e zhvillimit të traditave të kuzhinës. 

 

  • Mbështetja e fermave tradicionale 

 

  • Identifikimi i fermave që mund të përdoren si ferma turistike. 

 

  1. Mbështetja e krijimit të produktit të turizmit të udhëtimeve më këmbë-hiking.

 

  • Krijimi i itinerareve pilot të udhëtimeve ne këmbë, përfshirë shënimin e itinerarit, krijimin e tabelave të qarkullimit rrugor, informacionin me GPS, strehimin, sistemin e informacionit, kapacitetin mbajtës, nevojat për përmirësimin e infrastrukturës … 

 

  1. Mbështetja e krijimit të turizmit të ecjes me biçikletë 

 

  1. Mbështetja e masave për zhvillimin e turizmit dimëror 

 

  • Veprimtari të përbashkëta (seminare) për identifikimin e potencialit për turizëm dimëror (shëtitje me ski dhe vrapim i gjatë me ski-cross country). 

 

  1. Mbështetja e zhvillimit të rafting si ofertë turistike 

 

  1. Mbështetja e zhvillimit të alpinizmit si ofertë turistike 

 

  • Fillimi dhe mbështetja e një projekti pilot për krijimin e një oferte të marketueshme dhe të qëndrueshme të turizmit alpin në një destinacion të përzgjedhur malor te rrethit, përfshirë identifikimin dhe shënimin e itinerarit alpin, krijimin e tabelave të qarkullimit rrugor, strehimin, sistemin e informacionit, nevojat për përmirësimin e infrastrukturës etj. 

 

  1. Turizmi i kampingut dhe me furgon kampingu

 

  • Masat për mbështetjen e sipërmarrësve dhe bizneseve ekzistuese të kampingut për realizimin e një oferte të marketueshme dhe të suksesshme nga pikëpamja ekonomike që të sigurojë standarde ne Bulqize. 

 

  • Përgatitja e manualeve. Si duhet ngritur dhe drejtuar një biznes i suksesshëm kampingu, standardet higjienike etj. 
  • Për portalin www.nediber.com nga Andi Topi, Bulqize 2021

 

 

 

Një kafe nga ju!

Back to top button