Aktualitet i ditësBotaLajmi i fundit

Sulm në Norvegji/ Një burrë vret me shigjeta disa persona në supermarket

Autoritetet norvegjeze njoftojnë se disa persona kanë mbetur të vrarë dhe plagosur gjatë një sulmi me hark dhe shigjeta brenda një supermarketi në Kongsberg.

Mësohet se një burrë është futur në supermarket rreth orës 18:30 me një hark dhe shigjeta dhe më pas ka qëlluar mbi qytetarët.

Autoritetet kanë arrestuar një person i cili dyshohet se është autori i ngjarjes, i cili është shoqëruar në ambientet e policisë dhe po merret në pyetje. Ndërkohë, banorët e zonës janë urdhëruar nga autoritetet të mos dalin nga banesa për arsye sigurie.

Policia deri më tani ende nuk ka një numër të saktë të viktimave, ndërsa të plagosurit janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Po ashtu, të paqarta janë dhe motivet e këtij sulmi./Opinion.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: