Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriSport dhe Fitnes

Të zhgënjyer nga rezultatet/ Korabi shkarkon trajnerin Artan Mërgjyshin

Korabi ka marrë vendimin për të ndarë rrugët me Artan Mërgjyshin. Ky i fundit u emrua në krye të pankins me objektivin e vetëm rikthimin në “Abissnet Superiore”. Objektiv të cilin e njeh mjaft mirë, teksa dy vite më parë e arriti me Apoloninë.

Megjithatë vendi i dytë që të siguron automatikisht një vend për në elitë ndodhet 6 pikë larg. Distanca është thelluar pas atij barazimi pa gola në shtëpi kundër Lushnjes.

Tre pikët shiheshin si një detyrim për Korabin, duke marrë para sysh se ekipo lushnjar po kalon një moment të vështirë në kampionat, ku po lu.ftojnë për mbijetesën. “Sport Ekspres” mëson se barazimi nuk është përtypur dot nga drejtuesit e klubit dibran, që ka marrë vendimin për të shkarkuae Artan Mërgjyshin./mattv.al/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: