Aktualitet dhe LajmeBotaLajmi i funditPërditshmëri

Tërmet i frikshëm në Turqi, lagje të tëra të shkatërruara, mijëra nën rrënoja

Share

Një tërmet i fuqishëm ka goditur një zonë të gjerë në Turqinë juglindore, pranë kufirit me Sirinë, duke vrarë më shumë se 100 njerëz dhe duke lënë qindar të tjerë nënë rrënoja.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 te shkalles Rihetr goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep

Në Turqi, zyrtarët konfirmuan më shumë se 76 të vdekur deri më tani dhe 10 qytete u goditën, përfshirë Dijarbakirin.

Në Siri, më shumë se 50 njerëz u vranë, njoftuan mediat shtetërore.

Ekziston frika se numri i të vdekurve do të rritet ndjeshëm në orët në vijim.

Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash.

Ministri i Brendshëm turk, Suleymon Soylu tha se janë prekur 10 qytete: Gaziantep, Kahramanmaras, Hatay, Osmaniye, Adiyaman, Malatya, Sanliurfa, Adana, Dijarbakir dhe Kilis.

Source link Albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button