Aktualitet i ditësLajme nga DibraShqipëria

Tërmeti në Bulqizë, kryetari i njësisë vendore Zerqan: Dëme materiale te disa banesa të vjetra! Nuk ka persona të lënduar

Tërmeti 4.5 ballë që tronditi Bulqizë mëngjesin e sotëm ka shkaktuar dëme të lehta materiale, më së shumti në njësinë vendore Zerqan. Kryetari i kësaj njësie vendore tha për Report Tv se raportohet për mure të çara në disa banesa të vjetra fshatrat Tërnovë e Madhe dhe Tërnovë e vogël, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ai bën me dije se janë ngritur grupet e verifikimit.

Janë ndjerë dy lëkundje të njëpasnjëshme. Nuk kemi njerëz të lënduar, por tërmeti ka shkaktuar frikë. Vetë banorët kanë raportuar për dëme të vogla materiale, çarje muresh në banesa të vjetra dhe kemi ngritur grupet e verifikimit në terren. Deri më tani nuk kemi informacion për shtëpi të shembura.  Raportimet për plasaritje të mureve kanë ardhur nga fshatrat Tërnovë e Madhe, Tërnovë e vogël. Njësia Zerqan e Bashkisë Bulqizë përbëhet nga 13 fshatra që janë : Valikardhë, Zerqan, Sopot, Strikçan ,Godvi, Krajkë, Peladhi, Sofraçan, Zall-Sopot, Zall-Strikçan, Tërnovë e Madhe, Tërnovë e vogël, Smollik, tha ai. Mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: