Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Thirrje nga Sektorit i Pyjeve dhe Kullotave Bashkia Dibër.

BASHKIA DIBËR

DREJTORIA E BUJQËSISË,PYJEVE DHE ADMINISTRIMIT TË UJRAVE

SEKTORI I PYJEVE DHE KULLOTAVE

T H I R R J E

Q Y T E T A R Ë

Stina e verës dhe temperaturat e larta  që e shoqërojnë atë janë faktorë shtesë që bëhen shkak për shfaqjen dhe rënien e zjarreve në pyje dhe kullota duke shkaktuar dëme të pallogaritshme financiare jo vetëm në humbjen e materialit drusor por edhe në përmbushjen e funksioneve të tyre ekologjike të mbrojtjes së tokës e të rregjimit të ujërave. Me qëllim parandalimin e rënies së tyre në fondin pyjor dhe kullosor ju bëjmë thirrje të gjithë atyre që për arsye pune, biznesi, pushimi dhe rekreacioni apo për çfardo arsye që mund të ndodheni në afërsi apo brendësi të fondit pyjor dhe kullosor të tregoni kujdesin maksimal në evitimin e ndezjes së zjarreve, përdorimin e mjeteve ndezëse si shkrepse, çakmakë si edhe të çdo mjeti tjetër që mund të shkaktojë zjarre me qëllim evitimin dhe parandalimin e rënies së tyre. Pyjet janë mushkëritë e Globit ti ruajmë dhe ti mbrojmë ato.

Sektorit i Pyjeve dhe  Kullotave Bashkia Dibër.

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: