Aktualitet i ditësArsim dhe KulturëDiaspora DibraneHistori dhe TregimeLajme nga DibraPersonaliteteReklamat tona

Tirana 100 vjet kryeqytet: historia e mikpritjes dhe e dashurise me dibranet qe reziston prej me shume se nje shekulli.

Nga dibrania Enisa Gordani

 

Tirana 100 vjet kryeqytet: historia e mikpritjes dhe e dashurise me dibranet qe reziston prej me shume se nje shekulli.

11 shkurt 1920-11 shkurt 2020, Tirana mbush plot 100 vjet si kryeqyteti i Shqiperise. Ajo u shpall e tille nga një vendim i Kongresit të Lushnjes, një nga evenimentet më të rëndësishme të historisë kombëtare. Më 11 shkurt të vitit 1920 qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjes u vendos në Tiranë, duke e shpallur kështu zyrtarisht kryeqytet i venditTirana është qytet që e krijoi treva ku është. Është një trevë shumë interesante, nje kryqëzim rrugësh: nga Shkodra, Ulqini, Lezha, për të shkuar në Lindje, duhej kaluar njëherë nga Tirana, Qafë-Krrabë dhe në Elbasan, rrugën “Egnatia” e shkonin drejt e në Manastir, Selanik, Stamboll e më tutje. Kjo ishte rruga veriore, ishin dy rrugë të tjera pastaj horizontale, njëra nisej nga Durrësi, bregdeti vinte në Tiranë dhe kalonte në rrugën e “Shën Gjergjit” keshtu lidhej Malësia me detin. Ishte një rrugë tjetër që nisej nga Kavaja, që ishte një qytet tregtar po aq i lulëzuar sa edhe Durrësi, e shkonte nëpër Ndroq, tek Urë e Beshirit në Tiranë e hynte në rrugën e “Dibrës” e në Qafën e Tujanit, Qafë të Murizës, në Mat, në Dibër, në Maqedoni.

Ata qe njojin sadopak historine e Tiranes te pas viteve 1900, njohin mire dhe ardhjen e dibraneve gjate viteve 1912-1913. Historia e Tiranes do te ishte e cunguar pa dibranet, ashtu si nje trupi do t’i mungonte nje pjese e tij.

Kjo ishte vala e pare e emigracionit te dibraneve per shkak te dhunes serbe, ku dibranet pothuajse u perzune  dhe qyteti per shume pak kohe u zbraz i gjithi. Një grup ndoqi rrugën Dibër-Strugë-Elbasan dhe Tiranë, ndërsa tjetri Dibër-Mat-Shkallë e Tujanit-Tiranë. Pak familje zunë vend në Elbasan, ndërsa pjesa më e madhe e tyre zuri vend në Tiranë.

Te gjithe keta dibrane mbërritën vetëm rrobat e trupit, sepse nuk patën kohë të merrnin ndonjë plaçkë. Nder ta ishte dhe stergjyshja ime, quhej Beglie Gordani po e therrisnin Bega (Diber 1897-Tirane 1947). Te paret e mi me kane treguar qe ato pak para qe ajo kishte fshehu neper astaret e rrobave duke i qepur mire, di qe stregjyshi kishte vdekur nderkohe,  mberriti ne Tirane vetem me femijet e saj dhe sipas llogarive te mija me ato pak te dhena qe kam, ata erdhen fiks ne 1912 kur gjyshi im Qazim (Diber 1902-Tirane 1991) ishte jo me shume se 10 vjec. Dibranet u vendosën në disa pjesë të Tiranës, një pjesë e madhe e tyre themeluan atë që njihet edhe sot nga të gjithë “Mehalla e Dibranëve”. Familjet dibrane u vendosën kryesisht në të djathtë e të majtë të “Xhamllikut”, por dhe disa pika te tjera si: te “Namazgjaja”, “Mehalla Shebekve”, “Selvia”, rruga “Qemal Stafa”, “Hoxha Tahsim” dhe “Pazari i Ri”. Shumë shpejt e blen truallin ku ndërtuan shtëpitë dhe me punë e përkushtim i dhanë jetë një Tirane të re. 

Dibranet respektuan bujarine, dashamiresine dhe mikpritjen tiranase, ata nuk kerkuan te beheshin te paret e vendit, nuk zaptuan asgje me force, por u bene njesh me autoktonet: kjo eshte diferenca dhe merita e tyre. 

Tironsit falen shume dashuri, hapen dyert e shtepive te tyre, por edhe dibronët ia kthyhen mbrapsht. Nuk erdhën me prepotencë , e respektuan të zotin e shtëpisë duke ia vlerësuar zakonet, pronën, qytetin, e gjithçka.

Ustallaret duar arte dibrane ndihmuan tiranasit te riparonin e ndertonin shtepite e tyre qe deri ne ate kohe ne  pjesen me te madhe ishin te ndertuara me qerpic, pra Tirana ishte trupi dhe dibranet ishin krahet. 

Shtepi qe sot i rezistojne cdo lekundje termeti, ashtu si dhe shtepia  kater kateshe qe gjyshi im e ndertoi i vetem rreth viteve 50-te pasi bleu truallin nga familja Derhemi (nje nga familjet historike autoktone tiranase), me te gjitha dokumentat e hipotekuara. Ne ate shtepi  jane rritur pese breza e ku jetojne akoma prinderit e mi. Floririn e botes te me japin nuk do te bija kurre viktime e delirimit te pallatizimeve qe ka pushtuar Tiranen. Ajo shtepi eshte qendra ime e gravitetit sado larg te jem nga Tirona.

Shumë shpejt filluan martesat ndërmjet tiranasve dhe dibranve, nje pjese e mire e familjeve të hershme dibrane  njërin prind e kanë dibran e tjetrin tiranas. A ka sot dibranë Tirane që nuk kanë mbase një prind ose gjyshër puro tironas? A ka sot tironsa që s’janë të mpleksur me dibranët e Tiranës? 

Nje shprehje thote:  “Disa tironca po t’i gërvishtësh pak dalin dibranë.”

Kjo  është bukuria e të omles Tironë, që ato që e deshtën si nonë i bëri bijt e vetes. Përse dibronet janë bijt e Tironës? Sepse u lindën, rritën, burrnuan e vdiqën në gjirin e saj.

“Po ti je tironse”, shpesh degjoj te me thuhet.

Ashtu realisht ndihem, nga Tirana morem nature e omel, ku fjalet jane me te buta se pambuku. 

Por origjina therret, gjenetika nuk gabon as nuk mund te shnderrohet. Prej parardhese te mi kam trasheguar dashurine dhe respektin per punen, deri ne sakrifice. Nje femer dibrane punon me shume se sa nje burre, do jete nje zonje shtepie me “Z” te madhe madje. 

Nuk kam informacione mbi programin qe Bashkia e Tiranes do te ndjeke per kete event  historik, ajo qe prej kohesh e mendoj eshte qe keto zona apo lagjie te kryeqytetit te shpallen e te mbrohen si lagjie historike sikurse ndodh ne shume vende te botes, si shembull ideal i integrimit dhe bashkjeteses  … te ruhet e te percillet historia nder breza, detyre qe na takon ne, pasardhesve te tyre. Ne Dibër të Madhe është ndërtuar “Sahati” në shenjë dashamirsie për Tiranën, ky shembull te ndiqet dhe ne Tirane. 

Me poshte do te gjeni  mbiemrat e disa familjeve dibrane ne Tirane:

Pitarka, Pustina, Salku, Limani, Mia, Saraçi, Klloboçishta, Sengla, Jashari, Shamku, Torozi, Çanka, Ostreni, Muhaxhiri, Gorenca, Varvarica, Çoku, Basha, Pregja, Oshafi, Reka, Kapexhiu, Erebara, Strazimiri, Kodra, Menzelxhiu, Xhuglini, Dibra, Agolli, Najdeni, Cami, Hysa, Borova, Jorganxhiu, Daci, Abule, Çausholli, Verzivolli, Kuçuku, Kosovrasti, Juca, Kërçiku, Sakiqi, Langu, Lata, Spahiu, Zeqja, Turkeshi, Zllatku, Dibra, Lazimi, Haxhiymeri, Haxhirexha, Pilku, Tërshana, Leksani, Laçi, Qylafku, Resuli, Rusi, Fishta, Zeraliu, Kuriu, Kujofska, Brekofska, Pasholli, Lleshi, Mullahi etj.

Para se te bej mbylljen dua te falenderoj Faqen  Zyrtare Dibrane, www.indibra.al, qe pranoi sugjerimin tim per t’i dedikuar kete artikull 11 shkurtit, eshte edhe kjo nje histori  e Tirones, ndoshta me e bukura histori dashurie qe reziston prej me shume se nje shekull. Me mire e pershkruajne fjalet e kenges se Haxhi Maqellares:

“Un’ me zemer fort te du’

ti si ti nuk gjej ne bote,

me dash borxhin o me ta shly

asnjehere nuk ta laj dot.”

Shkroi: Enisa Gordani

Cremona, Itali me 10/02/2020

 

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: