Lajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Tjetër skandal, del edhe lista me pagat e shqiptarëve për muajin prill 2021

Share

Vijon të zgjerohet skandali me publikimin e pagave të mbi 600 mijë qytetarëve shqiptarë.

Vetëm një ditë pasi u publikuan në WhatsApp pagat e shqiptarëve për muajin janar të vitit 2021, sot ka dalë dalë në qarkullim edhe lista me paga për muajin prill të 2021-shit.

Edhe lista e muajit prill duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”.

Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga.

Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë, por edhe në të dhëna të tjera.

Në listë këtë herë janë 694 473 qytetarë shqiptarë, rreth 60 mijë më shumë se lista e parë./27.al/

Një kafe nga ju!

Back to top button