Arsim dhe KulturëDiaspora DibraneGuida dhe guiderInformacion TuristikKulinari dhe ArtizanaleProdukte DibreVisit Diber

TRADITAT DHE KULTURA DIBRANE

Bujrëm në Dibër

Share

Dibra ka qenë një nga vatrat e qëndresës kundër pushtuesve të ndryshëm dhe dha një ndihmesë të veçantë në luftrat shqiptaro-osmane nën udhëheqen e Skënderbeut. Dibra si vend i vjetër ka dhe traditën e vjetër të saj, e cila mund të themi se në mënyrë fanatike ruhet edhe sot. Ajo ka karakteristikat e saja të veçanta me të cila dallohet nga rrethet tjera. Edhe pse ka pasë ndikime të kulturave tjera, dibranët akoma i rruajnë zakonet e vjetra, këngët e tyre të vjetra, lojrat, veshjen dhe të gjithë simbolet tjera etnografike.

 

Traditat e Dibres

Veshjet

Kur jemi te veshja, popullata dibrane dallon mjaft nga viset e tjera, pasi I kushton rëndësi të theksuar. Si psh, në një dasëm dibrane, çdo dibran është I veshur me veshje elegante e serioze, pasi, siç thotë një fjalë dibrane :

“Edhe veshja tregon respekt ndaj atij që të ka ftuar”.Mund te them qe populli dibran edhe ate pak qe ka,mundohet ta shpenzoje per mireqenien,duke i krijuar keshu vetes nje profil krejtesisht te paster njerzor.Respektit ndaj njeri-tjetrit ne Diber i eshte vene mjaft rendesi,gje te cilen mund ta vertetojme me shprehjen e te rinjve,duke e ledhatar shoku shokun me shprehjen “baba”,e shprehjen qe nuk e kursen as femija i djepit per askend”naqeta”

 

  • Kur jemi te recetat tradicionale, duhet mos harruar specialitetet tradicionale dibrane, duke filluar nga qepa”qepa e Ramzanit”(lloj gjelle qe pergaditet ne muajin e Ramazanit)sheqerparja, hallva , jufkat (lloj brumi I ngjajshëm me makaronat, të cilat rezervohen njëherë për gjithë vitin), por nuk do të thotë që nuk pregaditen ushqime të trevave të tjera, siç është tërhani, ushqim të cilin autorët e mëdhenj shqiptarë e kanë cilësuar si ushqimin nëntë mujor për shqiptarët e hershëm, pasi tre muajt e verës janë ushqyer me fryte te pemëve verore.

  • Lindjet

Kur nje femije lindte e gjith familja gezohej e perr kete gezim prindit thrisnin konshijt dhe disa te aferm.Kur lindte nje djale i zoti ishtepise dilte ne oborr dhe qellonte me pushke.Ma pas miqve u shperndaheshin embelsira nga me te ndryshme.Kur lindte vajze benin nje feste brenda familjes dhe me pas hanin nje embelsire

Vdekjet

Kur nje njeri vdiste burrat dhe grate ishin ne dhoma te vecuara.Ne fillim arkivoli kalonte ne dhomen e burrave e me pas ne dhomen e grave.Ne dhomen e burrave kaon arkivoli dhe i japin pershendetjen e fundit(ndonjehere burat edhe qanin).Kur arkivoli kalonte ne dhomen e grave,grate nisnin te vajtonin e te kendonin kenge vajtimi.Grate qanin shume

Ashtu si ne ditet e sotme vajza dh djali pyeten nese do ta duan jeri-tjetrin “ne te mire e ne te keqe” per tu betuar me pas para imamit apo shehut.Dy ose tri veshjekomplet per nusen ishin te detyrueshme per cdo rast.Por kerkesat nga ana e shtepise se dhenrit mund te shkonin deri ne 7 apo 8 pale veshje,si edhe monedhat e vjetra turke qe shpoheshin dhe perdoreshin ne vend te vatheve.Dhurata e para.shenja te fejeses.ishte shaia ose shalli per vajzen dhe riza per djalin.

 

Nusja shikohej nga unaza

Para se nusja të hynte në shtëpi, dhëndri zinte një vend “strategjik”nga ku mund te shikonte gruan e tij te ardhshme.Nderkaq dhendri nxirrte unazen dhe e vinte ne sy ne menyre qe ta shikonte nusen per here te pare nepermjet saj.Pastaj,nusja ndalej te porta e shtepise dhe ne dy krahet i futeshin buke,pastaj kunguj.Teksa hynte brenda nusja,i hidhnin edhe nje gel mbi koke.Me nje hatllagi(shkopi qe hapen petet e byrekut)hoxha i ngre pastaj duvakun nuses.

Rritet kur hyn nusja tek dhëndri

Më tej, nusja hynte në shtëpinë e dhëndrit ku bëhej dasma me aheng të madh. Tri ishin veglat kryesore të muzikës; Çiftelia, lodra dhe cula (vegël e ngjashme me gërnetën), ndërsa shumë më vonë u fut edhe violina. Ndërkaq, dilte dhëndri dhe qëllonte tri herë në një kodër me pushkë. Kuptimi ishte i disafishtë; Dhëndri është gjallë, por edhe që tani nusja dhe krushqit janë në mbrojtjen e tij. Nusja atë ditë vetëm rrinte e heshtur. Hedhja e orizit, grurit dhe vënia e bukëve në duart e nuses, nuk ishin fenomene fort të dukshme por megjithatë kryheshin. Nuses i vihet edhe raki që ta derdhë me këmbë, e cila është për të hequr të keqen bashkë me rakinë, e cila konsiderohet si një e keqe më vete. Bashkë me rakinë derdhet edhe një gotë e ujë, për të hequr syrin e keq dhe për t’i sjellë çiftit fat të mbarë. Por, derdhja e rakisë atje ku shkelte nusja, bëhej edhe për ta ruajtur nusen që të’

Nata e parë e dhëndrit me nusen

Atë darkë, kur nusja për herë të parë mbyllej pas darkës me dhëndrin brenda në dhomë, shokët e dhëndrit nga jashtë dhe në oborr, këndonin këngë ngacmuese duke e vënë në lojë dhëndrin e ri. Ata qeshnin me dhëndrin e hidhnin valle. Ja disa vargje :Pjergllo.moj pjrgull o,i le vete beqaret ne livadh,duke kullotur gomaret….Shoket e ngacmoni me lloj llloj batutash Por duhet pasur parasysh se të gjitha këto batuta këmbeheshin dhe thuheshin nga njerëzit e afërt, pra brenda gjakut, pasi në dasma nuk thërriteshin shokët e punës apo njerëzit që nuk ishin në fis. Teksa është ngjitur lart nëpër shkallë, për të shkuar i lumtur në natën e parë të tij me nusen, ai tregon se të gjithë tentonin ta gjuanin kush më lehtë e kush më fort.Kendojne te dera dhe pas 20 minutash futeshin nuset e dajes,daja dhe te aferm te tjere she se bashku hanin petulla.Me ngrenien e petullave,ia niste nusja e pastaj dhenri e me pas te gjith te tjeret qe i rrethonin.Pas kesaj,te afermit ngriheshin dhe i linn vetem nusen me dhendrin.Te nesermen ne meng,ajo qe duehj te zgjohej e para e shtepise dhe te dilte perjashta,ishte nusja e re.Duke mmbajtur perdore nje djalosh 5-6 vjecar,nusja shkonte tek cezma fshatit apo e qytetit e te mbushte uje.

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button