Aktualitet i ditësLajme nga DibraShqipëria

Trepçë Dibër, fermeri pret pemët e mollës, shkak mungesa e tregut të shitjes

 

Fermerët e prodhimit të mollës në zonën e Dibrës po përballen prej vitesh me mungesën e tregut të shitjes së prodhimit të mollëve. Nisur nga kjo, shumë prej tyre kanë vendosur të heqin dorë duke bërë prerjen e pemëve frutore të mollës të varieteteve të ndryshme. Feruk Dema, banor i fshatit Trepçë në Njësinë Administrative Melan në Bashkinë Dibër, po pret gjithë pemët e plantacionit të mollëve. Ai thotë se arsyeja e vetme është mungesa e tregut të shitjes, sidomos në tre vitet e fundit. Duke qenë se prodhimi çdo vit i shkon dëm, Dema ka vendosur që të heqë dorë përfundimisht nga kjo kulturë e pemtarisë. Feruk Dema shprehet gjithashtu se ende nuk ka vendosur se çfarë do ta mbjellë tokën e cila ka qenë e kultivuar me pemët e mollës.

Edhe prodhimi i këtij viti, fermerit Feruk Dema i ka mbetur pa shitur ndaj dhe ka zgjedhur këtë rrugë, për të mos prodhuar më vitin e ardhëm mollë.

Huazuar nga Mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: