Diaspora DibraneDibër të MadheGuida dhe guiderInformacion TuristikPërditshmëriVisit Diber

Turizmi në Dibër të Madhe

Nga Shuaip Marku

Share

Shuaip Marku

Rajoni i Dibrës gjendet në skaj të pjesës perëndimore të Republikës së Maqedonisë afër kufirit me Shqipërinë. Qyteti i Dibrës prej Shkupit është në largësi prej 131 km, dhe qytetet më të afërta janë Struga (52 km) dhe Gostivari (71 km). Me Rrugën e Arbrit Dibra e Madhe është larg vetëm 64 km.

Dokumenti i parë që e përmend Dibrën në hartën e Klaudij Ptolemej-it, të bërë rreth mesit të shekullit të dytë në të cilën emërohet Deborus. Perandori bizantin Vasili II kishte njohuri për Dibrën, përderisa Feliks Petançiq e quante këtë qytet Dibri në vitin 1502. Në fillim të shekullit 19 Dibra është ngritur në kryengritje kundër sulltanit turk, dhe në këtë periudhë siç e përshkruan një udhëpërshkrues francez, Dibra ka pasur 64 shitore dhe 4.200 banorë. Në fund të shekullit, qyteti ka pasur 15.500 banorë, por pas luftës së dytë botërore ky numër është zvogëluar.

Gjatë shekujve 17-19 ishte shumë e zhvilluar shkolla Dibrane e drugdhendjes. Përfaqësuesit e saj kanë punuar shumë ikonstase në Maqedoni, Shqipëri, Bullgari, Serbi, dhe Rusi. Për shkak të lulëzimit ekonomik, pasurisë së banorëve dhe famës së mjeshtërve të ndërtimit në kohën e Perandorisë Osmane vlente proverbi: “Nëse digjet Stambolli, Dibra e ndërton”.

Ekzistojnë shumë arsye pse njerëzit duhet at vizitojnë këtë rajon me mundësi për zhvillimin e programeve të veçanta për alpinizëm, sportin e kajakut, turizmin shpellor, turizmin arkeologjik si dhe turizmin që është i lidhur me gjuetinë dhe peshkimin, vizitat e vendeve me monumente të rëndësishme arkitekturore dhe përmendoret kulturore, si edhe bukuritë natyrore që të lënë pa frymë, liqeni Lokuf, ujëvara Duf etj.

Duke marrë parasysh të gjitha këto arsye të shumta, zhvillimi i turizmit duhet të merret parasysh nga një perspektivë më e gjerë, e cila do të përfshijë – një ose dy sektorët dominantë në turizëm, të tilla siç janë turizmi banjor dhe malor, por gjithashtu do të përfshijë shumë rekreacione dhe sporte shumë aktive të përmendura më herët.

Turizmi banjor është karakteristikë themelore e rajonit të Dibrës, që duhet të zgjerohet në grupe qëllimore të reja, të cilat praktikojnë të jenë të shëndetshëm dhe në mënyrë aktive të shortojnë si edhe me produktet të reja turistike në lidhje me diversitetin në sport – alpinizëm, sportin e kajakut, çiklizmit, fluturim në ajër etj.

Turizmi themelor malor si karakteristik për rajonin e Mavrovës për t’u plotësuar si turizëm  rural i zhvilluar, i organizuar nëpërmjet takimeve dhe vizitave nga fshatrat përreth dhe të pasurohet me shijimin e produkte të ndryshme specifike për rajonin – prodhimi i djathit, verës dhe prodhimeve vendore artizanale.

Rajoni të ringjallet dhe me turizmin e lidhur me arkeologjinë, arkitekturën ose speleologjinë, e cila do të zhvillohet si një turizëm hulumtues ose edukativ, e lidhur me ekspedita shkencore ose vizita/ekskursione të lidhura me përvetësimin e njohurive dhe përvojës në disa nga këto degë të shkencës.

Guidë

Çfarë gjen tjetër në Dibrën e Madhe!?…

Adetet e Galiçnikut

Galiçniku është fshati përfaqësues i drejtpërdrejtë i arkitekturës tradicionale, adeteve lokale, dhe traditave indigjene. Fakti që fshati është pjesë e parkut nacional “Mavrova” karakterizon veçorinë e vetë. Shtëpitë në këtë fshat janë të tipit të mbyllur, me organizim të thjeshtë të brendësisë, të ndërtuara me material lokal. Çardaku, element karakteristik i arkitekturës tradicionale maqedonase, është i pranishëm thuajse në secilën shtëpi dhe është i tipit të mbyllur.

Festa e Rekës së Epërme

“Takimet e Rekës së Epërme” janë veprimtari vjetore që realizohen në javën e parë të gushtit, kur janë të pranishëm mërgimtarëve që kthehen në vendlindje për pushimet verore. Veprimtaritë kanë të bëjnë me prezantimin e veshjeve tradicionale të Rekës, të traditave dhe zakoneve, lojërave popullore, folklorit dhe ushqimeve tradicionale të kësaj ane, para vendasve dhe mysafirëve me prejardhje nga territoret e Rekës së Epërme dhe të tjerë.

Hamami i Ri, Dibër

Hamami i ri gjendet në qendër të qytetit të Dibrës. Nuk ekzistojnë të dhëna të sakta se kur është ndërtuar objekti, por shpjegimet datojnë kah shekulli XVIII dhe rindërtimi i cili besohet të jetë realizuar në shekullin e XIX. Ky hamam është i njohur për atë se është hamami i vetëm në Maqedoni, i cili i përmban elementet funksionale – sallë shatërvani, kapallëk, halvet, haznë dhe qulhan. Sot ky objekt është rikonstruktuar dhe është i shndërruar në galeri arti.

Hamami i Vjetër, Dibër

Hamami i vjetër i Dibrës është monument kulturor në të cilin janë të dukshme vlerat stilistike dhe arkitekturore të stilit klasik të arkitekturës osmane. I vendosur në pjesën qendrore të qytetit, Hamami i Vjetër në Dibër, edhe pse momentalisht i braktisur, përsëri ka vlera historike.

Ura e Kaprollit

Është ndërtuar prej kohës së perandorisë Osmane. Sipas legjendës, një aga turk ka dashur të gjuajë një kaproll. Kaprolli ishte plagosur në bregun e lumit të Gajres dhe ka arritur ta kapërcejë lumin. I mahnitur prej guximit të kaprollit, beu urdhëroi të ndërtojë urën. Interesante është që ky monument i kulturës është se ai është ndërtuar në vendin ku ka kaluar Via Ignatia.

Ujëvara e Dufit

Ujëvara e Dufit gjendet në rrëzën e Malit të Radostushës,  në lartësi rreth 1500 metra mbi nivelin e detit. Ujëvara është vepër e natyrës, që është krijuar prej ujërave të Lumit të madh dhe Lumit të Vogël. Në shkëmbinjtë nëpër kanion ka edhe njëzet shpella të tjera më të vogla e më të mëdha. Dimrit kjo ujëvarë ngrin dhe krijon një fenomen interesant. Për shkak të kondensimit të lagështisë, këtu krijohet përshtypja sikur bie shi në çdo kohë.

Ky informacion eshte huazuar me qellim per ti sherbyer turizmit ne Diber nga http://www.gazetadita.a

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button