Guida dhe guiderHistori dhe TregimePërditshmëriShqipëriaVisit Diber

Udhëtim në thesaret e Dibrës “Guva e Kojzakut”

Share

Udhëtim në “Guvan e Kojzakut”
Gjatë shfletimit të librit të Prof. Adem Bungurit “Prehistoria e Dibrës” konkretisht në faqet 215-222 ka një përshkrim interesant për Guvën e Kojzakut. Për herë të parë për këtë piktogram ka shkruar mjeku S. Prifti. Prifti ka qenë i apasionuar pas arkeologjisë dhe njëkohësiht ka punuar në zonën e Dibrës në Reç. Më mjaftoi ky shkrim dhe menjëherë telefonova Prof, Haki Përnezhën, historian, Sokol Savën pasionant për historinë, së bashku ti bënim një vizitë këtij vendi kaq interesant që ndodhet në zonën e Dibrës. Për çudi data ishte 6 – maj, në Shqipëri kjo datë njihet si festa e Shën Gjergjit që në fshatrat e Dibrës festohet shumë.
Pasi u takuam me Sokolin, u nisëm për në Fushë Alie për të marë profesorin tek shtëpia e tij.  Për të shkuar në Reç duhet një makinë e llojit foristrade. Kaluam fshatin Zall –Dardhë dhe morrëm rrugën gjarpëruese për në Reç, ndryshe kjo rrugë njihet si rruga e “RINISë” e cila kalon mbi lumin Drin i Zi. Ndërsa ndjekim rrugën për në destinacionin tone, shikojmë përoin e Veleshicës. Kufiri ndarës i Krahinës së Lumës me Krahinën e Dibrës përdoret përoi i Veleshicës. Gjithashtu ky kufij përdoret edhe si “kufi” ndarës mes Leknis dhe Malsis së Dibrës. (“Kufiri etnokulturor” ndarës midis Kanunit të Lek Dukagjinit dhe Kanunit të Skëndërbeut)

Në Verilindje të fshatit Draj-Reç ndodhet fshati Qafë-Draj që është dhe kufiri ndarës mes Dibrës dhe Kukësit. Gjatë kësaj rruge na shfaqet edhe maja e Korabit, Bjeshkët e Gramës dhe shikimi ndalon aty ku fillon të derdhet lumi Drin në liqenin e Dibrës së madhe, një pejsazh tepër mahnitës dhe mbreslënës.

Në vitin 1953 alpinisti nga Zelanda e Re Edmund Hillary do të tentonte që të realizonte një ngjitje për në malin Everest por ngaqë nuk e njihte atë zonë ai mori një “Sherpa” banor vendas për ta udhëhequr drejt majës. Në vendin e quajtur fusha Vlade na priste Bujari, djali i tezës së Sokolit dhe që banonte në Draj – Reç. Bujari për ne do të ishtë një “Sherpa” i cili do të na çonte në destinacionin tonë.

Rruga se vinte e vështirësohej. Kaluam fshatin Tharkë, makinën që erdhëm nga Peshkopia ishte e papërshtatëshme për të vazhduar rrugën prandaj hypëm në makinën e Bujarit që të vazhdonim rrugën. Rruga nuk zgjati me shumë se 20 minuta. Arritëm në vendin e quajtur Brakat e Kalishtës, ajo zonë kishte shumë toponime që lidhen me arkeologjinë si “Lugu i Qytetit”, “Livadhi i gjatë”, “Sheshi i madh”, këto emra janë të përmendur edhe në librin e profesor Bungurit, ku ai na tregon që këto emra njihen edhe si vendbanime antike pasi ka gjetje arkeoligjike.
 
Ecëm për rreth 5 min aty u ndeshëm me masivin shkëmbor të Kojzakut, rruga ishte e mbushur me gurë dhe shkëmbij që për arsye natyrore ishin të shembura dhe gjindeshin në çdo pëllëmbë toke. Ne vendin e quajtur “Kepi i keq” i cili është një masiv shkëmbor i thikte diku me një gjatësi rreth 30m. Zona ku shfaqet piktogrami zë një hapsirë relativishtë të sheshtë me përmasa 1.80 x 1.80 po të kësaj faqeje. Vizatimet fillojnë nga lartësia 1.30 mbi sipërfaqen e tokës deri në lartësinë 2.90m. Në këtë shkëmb na paraqitën të skalitura diku rreth 47 figura si më poshtë , 29 kryqe të thjështa , 11 rozeta, 4 katror , një romb me figura të brëndashkruara(e ngjashme me figure antropomorfe), si dhe dy figura të skmematizuara. Kjo Guvë sipas Prof. Bungurit përfaqëson një vend kulti pagan prehistorik të banorëve të kësaj zone. Rozetat simbolizojnë diellin, ndërsa kryqet yjet e kupolës qiellore.Arkeologu Bunguri gjatë studimit  kompozimin e ka ndarë në 3 sektore A,B,C.
Ajo që mua dhe shoqëruesve na bëri përshtypje dhe na tërhoqi vëmendje ishtë se në sektorin C ndodhej një zgjatim diku tek rreth 1.30m, me trashesi 10cm, si kokë kishte kafkë njeriu  me shikim djathtas. Fillontë nga drejtimi i tokës dhe ngjitej sipër shkëmbit.(Më shumë na ngasoj më një gjarpër ku koka ishte kafkë njëriu). Të gjitha këto qe unë kam shkruar janë thjeshtë një hipotezë që ju takon specialisteve që ta vërtetojnë.
Bujari shoqëruesi jonë na tregoj si më poshtë, me një intinerar prëj 500m në ngjitjë të masivit të “Kepit të keq” kishte disa vrima që nxirnin ajër të ftohtë dhe banorët tani vonë e kishin pagëzuar me emrin “frigoriferi”.
U mundova të bëj një shkrim të thjeshtë për ti përcjellë lexuesit disa nga thesaret historike që mbart zona jonë . Kjo vepër arti që ndryshe njihet edhe si “Arti Shkembor” na përcjell mesazhe nga paraardhësit tanë që kanë lënë gjurmë nëpërmjët këtij arti. Nëse kjo zone do ishte në nivelet e duhura të zhvillimit mund të ishte një ndër vendet më të vizituara nga turistët vendas dhe të huaj. Sipas mendimit tim ky piktogram mund të jetë një ndër faktorët kyq për zhvillimin e turizmit ne Zonën e Reç. Ky vend ka nevojë për mbështëtjë, për promovim, ka nëvojë për vëmëndje pasi edhe banorët e Dibrës nuk ë njohin këtë thesar historik dhe të vlefshëm për kulturën e lashtë shqiptare.. Ka nevoj që shteti ti marë në ruajtë pasi shpesh here janë dhe objekt i sulmeve shkatrimtarë nga të ashtë quajturit “thesar kërkuesit”që realishtë lidhja mes floririt dhe kësaj piktograme nuk kan lidhje për arsye që koha e përdorimit të floririt është shumë e vonëshme me kohë kur është ndërtuar ky piktogram.
Valdrin Vlesha
Studiues

Një kafe nga ju!

Back to top button