Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraOJQ dhe OJFPërditshmëriShqipëria

Uji për vaditje është problemi dhe shpëtimi i bujqësisë në Maqellarë

Nga Behar Dema

Share

Uji për vaditje është problemi dhe shpëtimi i bujqësisë në Maqellarë Maqellara është zona më e madhe e Dibrës, e shtrirë rrëzë malit të Kërçinit dhe Velivarit dhe buzë Drinit të Zi, me një territor fushor që ndryshe njihet dhe si
“hambari i Dibrës”. Maqellara ka një popullsi rreth 14 mijë banorë, të cilët shquhen për karakterin e tyre punëtor. Në ngastrat e tyre bujqësore marrin rendiment të lartë prodhimi të krahasuara në nivel rajonal dhe kombëtarë. Tregjet e Dibrës, Bulqizës, Matit dhe Tiranës gjithmonë kanë qenë të furnizuara me prodhimet
cilësore nga toka e begatë e Maqellarës. Zona ka kushte të favorshme territoriale, klimatike dhe në
burime njerëzore. Kërkesa në treg për prodhimet nga zona e Maqellarës janë në rritje, por banorët dhe bujqit ndeshen me një problem të madh, me mungesën e ujit për vaditje. Burimi kryesor i sistemit vaditës në janë katër liqenet në Grezhdan, Vojnikë, Maqellarë dhe Fushë e vogël dhe disa burime ujore, të cilat nuk
sigurojnë një kapacitet të mjaftueshëm ujitës të tokës së Maqellarës. Dhe kjo lidhet me keqmenaxhimin e këtyre
veprave ujore. Të katër liqenet sëbashku kanë një kapacitet rreth 220.000 m3 ujë, të cilat nëse do të shfrytëzoheshin plotësisht, do të përmirësonin dukshëm situatën e vaditjes. Por sot, dy nga liqenet kryesore, Grezhdani dhe Fushë e Vogël, shfrytëzohen respektivisht me 70% dhe 50% të kapacitetit të tyre, ndërsa dy të
tjerët pothuajse nuk funksionojnë fare. Drejtoria e Bujqësisë në Bashkinë Dibër, e cila është përgjegjëse për menaxhimin e veprave vaditëse, nuk ka investuar asnjë fond për pastrimin e rezervuarëve, nuk ka parashikuar asnjë masë rregullatore për menaxhimin e ujit vaditës si dhe nuk ka treguar asnjë kujdes për veprat furnizuese me ujë të këtyre liqeneve, megjithëse çdo vit mbledh dhe arkëton nga banorët e Maqellarës taksën për tokën bujqësore. Nismat e komunitetit kanë qenë individuale, pak të organizuara dhe kanë zgjidhur vetë problemin, duke bërë punë vullnetare apo duke paguar për pastrimin e veprave ujitëse, por këto nisma kanë qenë sporadike dhe pa asnjë rregull teknik në ndërhyrje. Pamjaftueshmëria e ujit për vaditje ka ulur me të paktën 35% të rendimentit të prodhimeve bujqësore, duke ndikuar drejtpërdrejt në uljen e të ardhurave për ekonomitë familjare dhe në cilësinë e jetesës së banorëve. Nevoja për të adresuar dhe zgjidhur këtë problem madhorë të ujitjes së tokave të Maqellarës, nxitën Behar Demën dhe një grup nismëtarësh nga Maqellara për vënien në eficencë të katër liqeneve në Maqellarë, të cilët do të ndikojnë në përmirësimin e situatës së vaditjes aq të dëshiruar nga fermerët dhe banorët e kësaj njësie administrative. Ata kanë ndërmarrë një fushatë të gjerë ndërgjegjësimi të
komunitetit për t’u organizuar dhe për të advokuar, për të ngritur presionin mbi organet e qeverisjes lokale, në mënyrë që të merren masat e duhura për rehabilitimin e veprave ujitëse, shtimin e investimeve dhe përmirësimin e menaxhimit ujitës në Maqellarë. aktualitet Liqeni i Grezhdanit. / Foto: Facebok/I Love DIBRA Banorët dhe fermerët e Maqellarës, që janë mësuar të mblidhen vetëm për fushata politike, ishin mosbesues në takimet e Beharit dhe anëtarëve të tjerë të grupit, me të cilët po mblidheshin dhe po diskutonin çështjet e vaditjes. Banorët
kërkonin ta zgjidhin këtë çështje duke kërkuar mbështetje dhe fonde te bashkia Dibër, e cila për 30 vite nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim. Mungesa e besimit tek organet e qeverisjes vendore dhe te forca e tyre bashkëpunuese, ishin vështirësitë e para që grupi nismëtar u përball. Por me shumë durim, me të dhëna konkrete për situatën aktuale dhe me një komunikim të hapur me banorët dhe fermerët, u arrit që të formalizohet grupi nismëtar për të ndërhyrë tek bashkia, dhe së basku arritën të kenë edhe një plan me kërkesa të sakta se çfarë do të kërkojnë dhe si vetë komuniteti do të jetë edhe mbështetës për përmirësimin e veprave ujëmbledhëse
dhe disiplinimin e sistemit ujitës.Takime te grupit nismëtarë nga Maqellara me përfaqësuesit e bashkisë kanë
vazhduar, por ato më shumë në nivel individual akoma të paorganizuara dhe të drejtpërdrejta, për faktin se përfaqësuesit e stafit të bashkisë akoma nuk po kapërcejnë kuadrin e tyre burokratik, dhe aq më shumë kur në buxhetin vjetor të bashkisë nuk është planifikuar ndërhyrje për këtë vit. Ka një dëshirë të mirë të drejtuesit të sektorit të investimeve në veprat ujitëse për të mobilizuar disa nga fondet e investimeve në infrastrukturën rurale për këtë qëllim, por akoma nuk janë nxjerrë përfundimet e duhura. Grupi nismëtar i Maqellarës ka një plan të detajuar për investimet ne veprat vaditëse dhe kërkon që këtë plan ta kërkojë direkt tek kryetari i bashkisë dhe në planbuxhetin e vitit tjetër, ato jenë pjesë e investimeve të parashikuara.
Përpjekjet për advokimin në organet e qeverisjes lokale vazhdojnë dhe ato do të jenë edhe më të organizuara dhe me një presion komunitar edhe më të lartë, deri kur të arrijnë në rezultatin e rehabilitimit të veprave ujëmbledhëse të katër liqeneve në Maqellarë. Grupi nismëtarë, ndihet më i vendosur dhe më i organizuar pasi gëzon mbështetjen e komunitetit të Maqellarës, po përpiqen për një nismë të drejtë, kanë përgjegjësinë e përfaqësimit të banorëve të Maqellarës në këtë nismë. Behari dhe grupi nismëtarë po veprojnë në kuadër të projektit “Liqenet funksionale – ndihmë për Maqellarën”, mbështetur që në hapat e parë të hartimit dhe zbatimit të kësaj nisme nga programi “Lëviz Albania”, që financohet nga Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpun

Ky shkrim eshte i botuar dhe  i huazuar nga http://rrugaearberit.com/

Mundesuar dhe financuar nga :

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button