Aktualitet i ditësLajme nga DibraPolitikëShqipëria

Ulsi Manja takon drejtuesit e burgjeve, zbardhen kërkesat

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja zhvilloi një takim me drejtuesit e Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe të Policisë së Burgjeve.

 

Ministria e Drejtësisë, bën me dije se temë e takimit të zhvilluar në ministri ishin sfidat dhe problematikat në sektorin e burgjeve. Manja dëgjoi me vëmendje për tematikat dhe çështjet, që hasen në sistemin penitenciar.

Ministri vlerësoi angazhimin dhe përkushtimin e punonjësve të IEVP-ve në të gjithë nivelet si dhe të efektivëve të Policisë së Burgjeve duke përfshirë periudhën e vështirë të pandemisë së Koronavirusit gjatë vitit të fundit.

 

Ministri foli me mirënjohje dhe u dha falenderime për punën e deritanishme stafeve që mbulojnë këtë sektor shumë të rëndësishëm penitenciar, që ka njohur vëmendjen e qeverive me ndërmarrjen e reformave të rëndësishme.

Ministri i Drejtësisë z.Manja kërkoi ndërkohë me këmbëngulje, vigjilencë maksimale për gjithçka që ndodh në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“Është detyrim që të realizohet puna me integritet dhe bashkëpunim të ndërsjellë, si administrativ dhe policor, si e vetmja rrugë për të përmbushur detyrën”-u tha zoti Manja të pranishmëve.

Ndërkaq, u theksua se janë marrë të gjitha masat për të pasur infrastrukturën e nevojshme për të dënuarit dhe ofruesit e shërbimeve.

“Këto detyra janë një përgjegjësi përpara ligjit dhe së drejtës”-theksoi ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Huazuar nga /mattv.al

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: