Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Urdhri i Ministrisë së Shëndetësisë: Ndalohen grumbullimet deri më 13 dhjetor

Share

Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që kufizon të gjitha grumbullimet si në hapësira e brendshme ashtu edhe në ato të jashtme deri në datën 13 dhjetor. Ministria e Shëndetësisë ka nxjerrë urdhrin që “kërcënon” Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor.

“Në urdhrin nr. 633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon: 1. Në pikën 1 të urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 29.11.2021” zëvendësohet me togfjalëshin “deri në datën 13.12.2021”. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë, të publikuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ministria e Shëndetësisë zgjat afatin e një urdhri ekzistues, që ishte në fuqi deri më 29 nëntor, deri në datën 13 dhjetor, pra dy ditë pas datës 11, kur është thirrur Kuvendi nga Sali Berisha./www.hapur.al/

Një kafe nga ju!

Back to top button