Aktualitet i ditësLajme nga DibraRajoniShqipëria

“Vala e ferrit” nga Afrika mbërrin në Shqipëri

Sinoptikania: Tri ditët e ardhshme, temperatura ekstreme dhe pluhur Saharaje në ajër

I nxehti afrikan ka mbërritur tashmë në Shqipëri, ndërsa tri ditët e ardhshme pritet të sjellin “valën e ferrit”. Kështu deklaroi në një lidhje për “News24” sinoptikania e “Meteoalb”, Lajda Porja, e cila tha se temperaturat do të arrijnë në vlera ekstreme, deri në 40 gradë celsius.

Sinoptikania ju bëri thirrje qytetarëve që tri ditët e ardhshme të shmangin sa më shumë lëvizjet në ambiente të zhveshura, ndërsa kur janë të detyruar të lëvizin, të marrin me vete ujë.

“Prej 48 orësh kemi pasur ardhjen e masave ajrore nga brigjet e Egjeut. Është ndjerë menjëherë rritja e temperaturave mëngjesin e sotëm. Edhe pse ishte ora 4 ose 5 e mëngjesit, nuk dukej aspak freskët. Edhe në zonat malore ka pasur rritje temperaturash. Kjo është problematike për organizmin e njeriut, duke pasur një natë zagushi. Sot temperaturat kanë regjistruar vlerën e 37 gradë. Jemi në ditën e dytë të kësaj vale, ditë më të vështira na presin.

Kur vijnë këto grimca rëre, masa ajrore, marrin gjithmonë me vete pluhurin ose masa të Saharasë, është një ndotje e ajrit. Kjo sjell bezdisje dhe problematikë, por nuk është ndotje afatgjatë, që sjell problem në organizmin e njeriut. Në episodin e këtij fenomeni ekstrem, të quajtur vrasësi i heshtur, më problematike janë temperaturat shumë të larta, kryesisht të mërkurë, të enjte, të premten, ku edhe në zonat malore do kemi temperatura shumë të larta. Më problematike dhe vlerat më ekstreme priten në Berat, Elbasan, Kuçovë, Gjirokastër, ku do të kemi temperatura mbi 40 gradë.

Është një situatë anormale, sa i përket kushteve klimatike, për një situatë të zakonshme për ne. Kjo valë nuk do të jetë e vetmja gjatë kësaj vere. Ditët më problematike këtë radhë do të jenë e mërkura, e enjtja, ku edhe kryeqyteti do të shënojë vlerën e 39-40 gradë. Këto janë quajtur si “valët e ferrit”. Për këtë do të thoja që të shmangen lëvizjet në ambientet e zhveshura, në oraret e mesditës. Ata që janë të detyruar të lëvizin, të marrin ujë me vete. Të paktën për tre ditët që do të vijnë”, tha sinoptikania Porja.

(BalkanWeb)

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: