AktualitetAktualitet i ditësShqipëria

Vdes aksidentalisht 10- vjecari teksa bente videot per Tik Tok

Heshtja ka pllakosur në shkollen At Gjon Karma ne Gur te Zi në Shkodër, aty ku nxënësi 10 vjeçar mbeti i vetevarur aksidentalisht teksa improvizonte një video për rrjetin social Tik-Tok. Në bankën ku ulej 10-vjeçari, bashkemoshataret e tij vendosën nje buqetë me lule në kujtim të shokut te tyre.

Mësuesja e 10-vjeçarit e përshkruan atë si nje nxënës shembullor me tipare lideri dhe qe asnjëherë nuk ka shfaqur probleme. Sipas saj edhe komunikimi me familjen ka qene shume i mire.

Përdorimi pa kriter i celularit edhe pse ne shkolle është i ndaluar është fenomen qe ndodh rëndom tek fëmijët e kësaj moshe. Psikologia e shkollës thote se fëmijët bien shpejt pre e rrjeteve sociale ndërsa kujdesi ndaj qasjes ne internet duhet te jete edhe me i shtuar përveçse nga institucionet arsimore ashtu edhe nga prinderit.

Tentativa e vetëvrasjes së 10-vjeçarit e nisur si një shaka përfundoi në tragjedi. 10-vjeccari ndodhej i vetëm kur po tentonte të realizonte videon në Tik Tok sikur po vetëvritej, por objekti ku kishte hipur lëvizi, dhe djali mbeti i varur me litar. Ishin familjarët ata që e gjeten 10-vjeçarin te vetëvarur ne shtëpi. Edhe pse ata menjëherë i dhanë ndihmën e pare ishte tepër vonë për ta shpëtuar djalin nga vdekja.

Source link Balkanweb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: