Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëri

Vetëhidhet dhe mbytet në ujëmbledhësin e centralit në Dibër një 28-vjeçar

Një 28-vjeçar është mbytur pasi është vetëhedhur në ujëmbledhësin e centralit të vjetër në Dibër.

I riu është gjetur nga familjarët pa shenja jete ndërsa këto të fundit kanë thënë para policisë së 28-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Sipas familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. 28 vjeç është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

“Më datë 12.07.2022, rreth orës 06:45, në vendin e quajtur ‘Ujëmbledhësi i centralit të vjetër’, në fshatin Çidhën, është gjetur nga familjarët, pa shenja jete, shtetasi B. T., 28 vjeç, banues në fshatin Çidhën, Dibër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor. Nga deklarimet paraprake të familjarëve, dyshohet se shtetasi B. T. është vetëmbytur në ujëmbledhësin e centralit.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”,-njofton policia./Opinion.al

Reklama nga bota e internetit

Admin

Adriatik Sula: Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm! Guider turistik, Fotograf i lirë, Publisher dhe agjent i "Dibra Real Estate"
Back to top button
%d bloggers like this: