Lajmi i funditPërditshmëriShqipëria

VIDEO/ 39 % e shqiptarëve nuk bëjnë dot pushime, qytetarët: Nuk na mjaftojnë të ardhurat

Share

Qytetarët shqiptarë nuk përballojnë dot një javë pushime. Për SYRI TV, ata shprehen se pushimet janë një luks që nuk I’a lejojnë dot vetes. Një studim I kryer disa ditë më parë nga Barometri Ballkanik, tregoi se 39% e shqiptarëve nuk janë në gjendje të përballojnë pushimet.

Barometri i Balkanit, i realizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, konstatoi se 39% e familjeve shqiptare nuk e përballojnë dot një javë pushime në vit. Sipas qytetarëve kjo situatë është krijuar për shkak të të ardhurave të pamjaftueshme.

Për SYRI TV ata deklarojnë se kanë punuar gjithë jetë, porn ë fund nuk mund të garantojnë dotë as një javë pushime, e kategoria më e pamundur duket se janë pensionistët.

Edhe të rinjtë, që janë kategoria me nivelin më të lartë të punësimit, shprehen se u duhet të bëjnë shumë sakrifica për të garantuar disa ditë pushime, e në fund zgjedhin vende me shpenzime që nuk rëndojnë shumë xhepat e tyre.

Thuajse të gjithë qytetarët, përgjegjës për këtë situatë bëjnë pagat e uëlat, e sipas tyre vetëm rritja e pagave mund ta ndryshojë nivelin e jetesës në vend, e më pas të flitet për të bërë një javë pushime, të cilat sot për sot, konsiderohen luks.

© SYRI.net

Një kafe nga ju!

Back to top button