Aktualitet i ditësLajme nga DibraShqipëria

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm, banorët: U trembëm dhe dolëm jashtë

Dy lëkundje të forta tërmeti u ndjenë mëngjesin e sotëm, (29 tetor 2021)  në vendin tonë. Lëkundja e parë ishte me magnitugë 3.3 të shkallës Rihter, ndërsa lëkundja e dytë 4.5.

Epiqendra ka qenë në fshatin Topojan në bashkinë e Bulqizës, me një thellësi 10 kilometra. Nga informacionet e para mësohet se në disa banesa në Zerqan, Goricë dhe Ostren të Bulqizës ka pasur dëme.

Banorët, të frikësuar, thonë se kanë dalë jashtë shtëpive kur kanë ndjerë lëkundjet.

“U trembëm e dolëm jashtë, fuqi madhore nuk na pyet ne. Dolëm të gjithë nga lokalet dhe shtëpitë e ndenjëm jashtë deri sa u qetësuar gjendja. 2-3 herë u tund mirë,” tha një banor. “U frikësuam se nuk është lojë, është tërmet. Dolëm jashtë, çfarë të bënim. Ne ishim në lokal, dolëm jashtë të gjithë. Kishte lëkundje të forta”.

© SYRI.net

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: