Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraMaqellarëPërditshmëriShqipëria

Vihet në pranga autori i dyshuar që vrau vëllaun në Maqellarë

Share
Dibër
Vihet në pranga autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur në fshatin Allabegi, ku humbi jetën një 23-vjeçar.
Operacioni i finalizuar nga DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.
https://youtu.be/DlTyPT8BacQ
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, në bashkëpunim me DVP Dibër dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur në mesnatën e datës 29.04.2021, në Maqellarë, kanë ushtruar kontrolle në zonë dhe si rezultat u bë e mundur gjetja e vendndodhjes dhe kapja e shtetasit F. T., 26 vjeç, i cili ishte fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Kurbeg, Maqellarë.
Ky shtetas për motive të dobëta, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës vëllanë e tij, i cili si pasojë e plagëve humbi jetën në spital.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

Një kafe nga ju!

Back to top button