AktualitetAktualitet i ditësDonacione dhe KontributeLajme nga DibraNë PeshkopiOJQ dhe OJFShqipëria

Vizion OJF ndërton Qendrën Shëndetësore në fshatin Hotesh

Vizion e realizoi brenda afateve ndërtimin e godinës së re Qendër Shëndetësore në fshatin Hotesh, NjA Luzni, Dibër, e cila ishte një problem i madh për zonën!
Këtu po vendosim dy foto të QSh së vjetër si edhe disa foto të QSh Hotesh, të re!
Është punuar intensivisht dhe sot ju tregojmë rezultatin e punës tonë!
Shërbimi shëndetësor është jetik për banorët e zonës, për nënat që presin të sjellin në jetë fëmijë, për bebet e vogla, për të moshuarit, për të sëmurët kronik e jo vetëm!
Gjithashtu kjo Qendër Shëndetësore është shumë e rëndësishme për çdo turist që do vizitojë zonën dhe atraksionet e saj, duke ofruar shërbim shëndetësor në kushte komode!
Tashmë ka mbetur të lidhet energjia elektrike dhe të bëhet furnizimi i godinës me ujë!
I kemi njoftuar zyrtarisht institucionet vendore dhe presim angazhimin e tyre sa më shpejt të jetë e mundur që godina të fillojë nga puna!
Edhe pak ditë dhe QSh Hotesh do të jetë funksionale!

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: