Aktualitet i ditësPersonaliteteShqipëria

Vjedhim!

Vjedhim!

Vjedhim statusin e tjetrit dhe e shesim si pjelle te gjenialitetit tone dhe bejme si te ndershem. Vjedhim idene e tjetrit dhe e paraqesim si tonen. Vjedhim idene e biznesit. Vjedhim shkrimin. Vjedhim punimin shkencor. Vjedhim ne kandar. Vjedhim punimin e masterit. Vjedhim punimin e doktoratures. Vjedhim friendsat e njeri-tjetrit per pese lajke me shume. Vjedhim gruan e tjetrit. Burrin e tjetres. Vjedhim ne zyre. Ne tendera. Ne konçensione. Vjedhim Kishen, vjedhim Xhamine, vjedhim Muhamedin, vjedhim Krishtin, vjedhim Juden, vjedhim engjellin, vjedhim djallin. Vjedhim ujin, vjedhim korentin, vjedhim internetin e komshiut, sepse e ka harruar pa pasword. Vjedhim fiqt. Vjedhim domatet. Vjedhim qumeshtin, djathin gjalpin, kosin, vjedhim shendetin e njerezve me hormone e kimikate. Vjedhim naften, vjedhim benzinen tek makinat qe vijne per t’u mbushur. Vjedhim letrat A4 te zyres i çojme ne shtepi. Vjedhim bojen e printerit. Vjedhim ilaçet ne spital. Vjedhim parate e jetimit. Vjedhim stilolapsin. Vjedhim sheqerin ne kafene e bare e fusim ne cante. Vjedhim revisten ne avion. Vjedhim sapunin dhe shapkat prej kartoni ne hotel. Parine tone e ftoi Ducja ne Rome dhe kur u larguan prej gostise se pushtimit kishin vjedhur luget e floririt dhe i kishin futur ne brez. Vjedhim vilat ne Itali, vjedhim portofolin ne autobus. Vjedhim shokun. Vjedhim mikun. Ne fund fare bejme dy milion statuse sesi po vidhen bankat. Sesi po na vjedhin qeveritaret tane. Ne jemi shoqeri qe te rruan e te qeth ne te gjitha dimensionet e rruarjes dhe te qethjes. Te grijme po na dole ne shteg. Ata qe vjedhin banka dhe qeveritaret qe vjedhin parate dhe taksat tona bashke, jane ne fakt, hajdute si te gjithe ne, thjesht jane me trima e me te guximshem se ne. Ne nuk rrime pa vjedhur sepse diçkaja nuk eshte e jona. Ne nuk vjedhim sepse nuk na e mban. Kemi frike se na kapin hajdutet e medhenj. Ç’kujtoni ju?! Ata qe na vjedhin nuk e dine kush jemi ne?! Po deshëm që ata të na kenë frikë dhe ta rikthejme Republikën e vjedhur mbrapsh, duhet të ndryshojmë vetë ne. Pra duhet të pushojmë së qeni si ata! ??

Një shkrim ky nga |Kreshnik Osmani|

Shperndajeni edhe per te tjeret !

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
Open chat
%d bloggers like this: