Festa dhe EventeFetare

Vlerat fetare të kësaj nate

Nata e Kadrit

Share

NESER, NATA E MADHE, E NJOHUR PËR TË GJITHË SI NATA E KADRIT –

Neser ( datë 19 Maj) është Nata e Kadrit, nata në të cilën pejgamberit Muhamed, ndërmjet melekut Xhebrail, i kanë zbritur ajetet e para të Kuranit, sipas fesë islame.

Kjo është një nga netët teke në dhjetë ditëshin e fundit të muajit Ramazan. Myslimanët besojnë se në këtë natë, Zoti i bekon të gjithë, i falë të gjitha mëkatet, i pranon të gjitha lutjet, dhe se engjëjt zbresin në Tokë.

Muslimanët besojnë që Kur’ani u zbrit në natë e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak. Në Kur’an nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit.

Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të

Sipas besimit islam Nata e Kadrit është gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, është një nga netet teke të dhjetditëshit të fundit të Ramazanit, por çfarë ndodhë në këtë natë?

Ç’ndodh në këtë natë:

1.Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin e ardhshëm.
2.Në këtë natë shkruhet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë.
3.Shkruhet se kush do të nderohet e kush do të mallkohet.
4.Shkruhet se kush do të paracaktohet për në Xhenet, e kush do të paracaktohet për në Xhehenem.
5.Shkruhet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria.
6.Shkruhet se kush do ta kryejë haxhin atë vit e kush jo.
7.Në këtë natë përcaktohen rrisqet.
8.Përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër.
9.Çështjet e atij viti dërgohen nga Leuhi Mahfudh për tek melaiket të cilët shënojnë urdhrat.
10.Shkruhet dhe çdo gjë tjetër të cilën e dëshiron Allahu të ndodhë atë vit.

Kjo natë është më e mirë dhe më e vlefshme se një mijë muaj të tjerë. Dhe 1000 muaj bëjnë 83 vjet e 4 muaj. Duke ditur se jeta mesatare e njerëzve në këtë botë nuk i kalon të 74 vjetët, do të thotë se kjo natë është më me vlerë se tërë jeta e njeriut.

Çfarë duhet të bëjë muslimani e muslimanja Natën e Kadrit?

-Të bëjë sa më shumë dua (lutje).
-Të bëjë teube e istigfar (të pendohet, për mëkatët dhe të kërkojë mëshirë nga i Madhi Zot.
-Të shtojë tespihët (të permendurit dhe të madhëruarit e Allahut) dhe falënderimet.
-Të bëjë salavat për Pejgamberin a.s.
-Të japë sadaka sa të ketë mundësi.
-Të ruhet nga mëkatet e gjymtyrëve (duarve, këmbëve, syrit, veshit, etj).
-Të mos i kalojë namazet pa xhemat (pra të falet sa më tepër në xhami).
-Të falë namaz nafile dhe tesheh-hud (namaz i natës) më tepër se zakonisht.

Me date 19 maj 2020 është Nata e Kadrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button