Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëri

Vritet me armë gjahu 27-vjeçari në Dibër

Share

DIBËR

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Dibër. Policia njofton se është vrarë aksidentalisht nga shoku i tij, teksa kishin dalë për gjah, 27-vjeçari G. K., banues në Maqellarë.

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se nga pakujdesia plagosi me pasojë vdekjen shokun e tij, Policia shoqëron në Komisariat autorin e dyshuar. Sekuestrohet arma e gjahut çifte. Rreth orës 14:45, në vendin e quajtur “Malet e Obokut”, Maqellarë, dyshohet se kanë qenë për gjueti shtetasit R. Gj. dhe G. K. Shtetasi R. GJ. dyshohet se nga pakujdesia ka plagosur me armë gjahu çifte shtetasin G. K., rreth 27 vjeç, banues në Maqellarë, i cili ka humbur jetën në spital.

Menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariat, për veprime të mëtejshme hetimore, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e gjahut çifte. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lajm i huazuar nga Balkanweb.com

Back to top button