Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraPërditshmëriPolitikë

Xhelal Mziu: Do marr fitore spektakolare

Share

 

U caktua drejtues politik në Dibër, Xhelal Mziu me ambicie të madhe: Do marr fitore spektakolare. Xhaçka? Sapo mori vesh emrin tim, kërkoi të ikte

Xhelal Mziu ka treguar se për shkak edhe të origjinës së tij, do të arrijë që të sigurojë shumë vota për demokratët, duke premtuar rikthimin e rezultatit të vitit 2009.

TIRANË– Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Dibër, Xhelal Mziu ka shprehur ambicjen e tij për një fitore spektakolare në qarkun që i është besuar. Në një prononcim për mediat, jashtë selisë së PD-së, Mziu ka treguar se për shkak edhe të origjinës së tij, do të arrijë që të sigurojë shumë vota për demokratët, duke premtuar rikthimin e rezultatit të vitit 2009.

Më tej, Mziu shtoi se ka për synim që të marrë 4 nga 5 mandate që ka qarku Dibër, ndërkohë që ka lëshuar edhe një ‘provokim’ për kundërshtaren e tij socialiste, ministren e Jashtme Olta Xhaçka.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

PYETJE: Keni deklaruar se keni synim që të ktheheni në krye të Bashkisë së Kamzës, a do t’ju pengojë?

Xhelal Mziu: Ambicja ime është për të maksimalizuar votat në Dibër dhe për të fituar PD-ja. Dhe asgjë tjetër nuk është peng i imi.

PYETJE: Dosja 184, a jeni përgatitur për t’u përballur me Olta Xhaçkën?

Xhelal Mziu: Jam me origjinë me Dibrën dhe kam informacione dhe ka probleme me vjedhjen e votës. Jam i gatshëm për t’u përballur me këtë sfidë dhe ta mund të keqen. Jam i sigurtë që do të marr një fitore spektakolare, për të rikthyer rezultatin e vitit 2009. Ka një frymë dhe grupet kriminale, kanë filluar që të largohen nga skena politike. Kemi synim që të marrim 4 nga 5 mandatet e këtij qarku.

Xhelal Mziu: Është angazhimi i qeverisë. Qytetarët janë elitarë për ta dhënë në vendin e duhur.

PYETJE: Do të donit të kandidonit në Kamëz? apo më mirë në DIbër?

Xhelal Mziu: Beteja ime është që të marr fitoren e PD. Pak rëndësi ka pozicioni im. Xhaçka? Jam i sigurtë që këto tre ditë po gjen një mënyrë për t’u larguar dhe i bëj thirrje që të rrijë aty të përballet dhe të shohë më sytë e saj sesi do të humbasë.

Partia Demokratike, ka nisur prej disa ditësh procesin e caktimit të drejtuesve politikë të fushatës elektorale dhe vetëm dy ditë më parë, emri i ish-kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, u konfirmua për në Dibër.

Ky lajm eshte huazuar nga www.dosja.al

Source Link 

Një kafe nga ju!

Back to top button