Aktualitet dhe LajmeDiaspora DibraneLajme nga DibraPërditshmëriShqipëria

Xhemal Gjunkshi ulet këmbëkryq me hallet e dibranëve

Share

Sipas informacioneve qe postohen ne faqen e tij zyrtare Xhemal Gjunkshi , ai prej disa ditesh ndodhet ne Diber duke inspektuar nga afer problematikat me kryesore qe perballen dibranet ne keto dite te veshtira dimri dhe pamdemie.

Ai sebashku me disa nga perfaqesuesit e PD Dega Diber ndodhen ne teren per te denoncuar, evidentuar dhe konstatuar te gjitha problemet qe banoret e ketyre zonave perballen cdo dite.

Ne faqen e tij ne FB Xhemal Gjunkshi ai poston per Zalldardhen, Luren dhe Kalane e Dodes.

Per Zall Dardhen :

Dardhjanët të bashkuar për të larguar narko-shtetin dhe për të bërë ndryshimin sa më parë.
Nga takimi me drejtues dhe simpatizantë të Partisë Demokratike Zall Dardhë!
Krahas problemeve dhe shqetësimeve që kanë banorët e Zall Dardhës, me strukturat u diskutua dhe për ndryshimin e madh që po vjen të 25 Prillit 2021.
Zall Dardha është lënë në haresë nga kjo qeveri. Këto ditë të vështira dimri ajo ka mbetur e izoluar.
Ajo po braktiset çdo ditë nga rinia.
Nuk ka as një rrugë me asfalt. Dhe këto që janë vetëm me mjete të kalueshmërisë së lartë mundet të lëvizësh.
Jemi me banorët e Zall Dardhës, pikërisht këtu tek përroi i Lashkizës i cili mban të izoluar gjithë këtë krahinë.
Siç e kemi denoncuar, përroi ka shkatërruar urën dhe prej 6 ditësh ende nuk bëhet e kalueshme.
Firma kontraktore Alko Impeks e nipit të Sadri Abazit e ka marrë tenderin me vlerën maksimale rreth 1.7 miliardë lekë, por nuk ka marrë asnjë masë duke lënë në mëshirë të fatit gjithë zonën.
Pas nisjes së procesit mësimor, më të rrezikuar janë nxënësit e shkollave të cilët e kanë të pa mundur kalimin.
Per Luren :
Në Lurën e bukur në Lurën e braktisur!
Pranë banorëve të Lurës në këto ditë të ftohta dhe të vështira dimri!
Krahas vështirësive të mëdha natyrore, pandemisë, mungesës së të ardhurave, asaj të infrastrukturës, braktisjes nga rinia, prej 7 ditësh Lurjanve u mungon edhe energjia elektrike. Jane 10 fshatra të braktisura nga pushteti qendror dhe ai vendor, të cilët jetojnë pa energji elektrike.
Banorët kryejnë vetë edhe rolin e elektriçistit duke rrezikuar jetën e tyre.
Të 10 fshatrat nuk kanë asnjë elektriçist, ndonëse militantë partie që paguhen ka në përdoro.
Sot Lurjanët banojnë si në mesjetë.
Ky është fakt!
Ata që kanë sadopak mundësi ekonomike ndezin gjeratorët, për të ndriçuar sofrat e tyre.
Në Lurë mes errsirës dhe të ftohtit të acartë dëgjon vetëm zhurmën e gjeneratorëve.
Banorët kërkojnë që të ketë ndriçim në shtëpitë e tyre.
Ngricat kanë dëmtuar pemët frutore dhe pishat. Një dëm i cili duhet të subvenvionohet nga shteti.
Në përfundim nuk kishte kuptim që të shkoj në Lurë dhe të mos takoja burrin e mençur dhe bujar Lalë Gjoçi.
Per Kalane e Dodes: 
Në këto orë të vona të darkës në familjen e Agim Ferati me Dritan.Lazam. Ajaz. Halim, Demir, dhe Jashar Ferati në fshatin Shullan i Sipërm të Kalasë Dodës.
Së bashku me ta, diskutuam për problematikat dhe kushtet e vështira të krijuara nga moti i keq. Problematika kryesore lidhet me mungesën e energjisë elektrike prej 4 ditësh.
Banorët na treguan për linjën elektrike që e kishin riparuar vetë sa herë dëmtohej, por këtë rradhë dëmet ishin kolosale, pothuajse të gjitha shtyllat ishin thyer dhe telat e këputur ishin përtokë.
Këto njerëz bujarë, mikpritës dhe zemërmirë, ndër më punëtorët në Dibër nuk kërkojnë asgjë të pa mundshme, as të pa arritshme… por kërkojnë atë më elementaren, më të thjeshtën…DRITËN,
Po kërkojnë dritë për të jetuar si gjithë të tjerët.
Po kërkojnë dritë që edhe fëmijët e tyre të studiojnë, të edukohen dhe arsimohen si gjithë të tjerët, dhe jo me “qiri” si në mesjetë.
Këto nuk janë kërkesat e këtyre njerëzve të urtë, këto janë detyrime që qeveria ka ndaj popullit të vet.
Në fakt Qeveria këto i ka braktisur.
Në asnjë vend normal nuk ndodh të shkatërrohet gjithë rrjeti energjitik dhe për 4 ditë të mos kujdeset askush nga pushteti qendror dhe ai lokal.
Kjo zonë bujare nuk meriton të braktiset , të lihet në “terr” .
Në Kala të Dodës aty ku banorët e fshatrave Shullan i Poshtëm, Shullan i Epërm, Vasije dhe Ploshtan prej katër ditësh janë pa energji elektrike!
Drejtuesit e dosjes 184, Prefekti, Kryetari i emruar i bashkisë, nuk kanë marrë fare mundimin për tu ardhur në ndihmë këtyre banorëve.
Në emër të Partisë Demokratike i bëj thirje Qeverisë, Drejtuesve të Pushtetit Vendor të marrin të gjitha masat për të sjellë energjinë elektrike në këto fshatra dhe në të gjithë Dibrën ku mungon energjia.
Shenim: Ku informacion eshte huazuar nga faqja Xhemal Gjunkshi Faqja Zyrtare

 

Një kafe nga ju!

Back to top button