Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Zbardhen ndryshimet ne statutin e PS

Share

Zbardhen ndryshimet në statutin e Partisë Socialiste. PS ka vendosur qe te ndërpresë mandatin 4-vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive.

PARTIA SOCIALISTE E SHQIPËRISË
KONGRESI I PARTISË SOCIALISTE
Projekt
V E N D I M

Mbështetur në nenin 32 të Statutit të Partisë;
Për të përmirësuar dhe për të bërë më efektiv drejtimin e strukturave të partisë në nivel vendor;
Për t’i hapur rrugë implementimit të ndryshimeve në organizimin e strukturës së drejtimit në nivel bashkie, sipas kërkesave të parashikuara në nenet 26 dhe 27 të Statutit që miratoi ky Kongres;

Për të përmbyllur gjithë procesin zgjedhor në strukturat vendore të partisë dhe për të përsosur veprimin organizativ, politik dhe elektoral të tyre;
Me propozim të Kryesisë së Partisë dhe të Asamblesë Kombëtare,
Kongresi i Partisë;

V E N D O S I:
1. Të ndërpresë mandatin 4 vjeçar të kryetarëve aktualë të partisë të bashkive;

2. Zgjedhja e drejtuesve të rinj të partisë në bashki të bëhet në përputhje me kërkesat e neneve 26 dhe 27 të Statutit dhe të Librit të Rregullave të Partisë;

3.Brenda datës 30.04.2022, Asambleja Kombëtare e Partisë të miratojë rregullat, procedurat, kriteret për organizimin e procesit të zgjedhjes për strukturat vendore të partisë si pjesë e Librit të Rregullave me ndryshimet e reja në Statut;

4. Procesi i zgjedhjes së strukturave drejtuese të partisë në çdo bashki do të zhvillohet në periudhën 1 Maj – 15 Qershor 2022;

5. Kryetarët aktualë të partisë së bashkive do ushtrojnë detyrat e tyre deri në zgjedhjen e kryetarëve të rinj;

6. Ngarkohet Kryesia e Partisë dhe Sekretariati ekzekutiv për zbatimin e këtij vendimi./https://lajmifundit.al/

Një kafe nga ju!

Back to top button