Aktualitet dhe LajmeLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Zelensky në Kuvendin tonë, Berisha bën propozimin ekstrem kundër Rusisë (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sot përpara Kuvendit, pas fjalës së presidentit ukrainas në Parlamentin shqiptar.

Berisha mes të tjerash ka kërkuar që të anulohen vizat për të gjithë rusët që duan të vijnë në Shqipëri.

Gjithashtu me tone të ashpra Berisha kërkoi largimin e ambasadorit rus nga vendi ynë dhe tërheqjen e ambasadorit tonë në Moskë.

“Imagjinoni ju të vinë e të dynden në plazhet tona rusë të marrin veten.

Një fyerje e rëndë për shqiptarët, ishte edhe një kërkesë e Zelenskyt. Cfarë ishte ky gjest mes kësaj barbarie. Kjo ftesë për rusët që po bëjnë luftën më të padrejtë në historinë e tyre të gjatë ndaj edhe kërkoj me urgjencë që të anulohen vizat për cdo qytetar rusë që kërkon të hyjë në Shqipëri.

Kërkoj largimin e ambasadorit rus nga vendi ynë, dhe terheqjen e ambasadorit tonë nga Moska dhe ndërprerjen e të gjitha marrëdhenieve”, është shprehur Berisha.

Kujtojmë se Berisha që nga nisja e luftës në Ukrainë ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundër Rusisë./albeu.com/

Admini webit

Menaxher i rrjeteve sociale në Dibër dhe jo vetëm ! Guider turistik Fotograf i lirë ...! Bloger

Related Articles

Back to top button
%d bloggers like this: