Aktualitet dhe LajmeLajme nga DibraLajmi i funditPërditshmëriShqipëria

Zgjedhjet e 6 Marsit: KQZ jep mandatin për kryetar bashkie në Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë

Share

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar rezultatin e zgjedhjeve të pjesshme vendore të 6 Marsit për Dibrën, Vorën dhe Rrogozhinën.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, vendosi këtë të mërkurë që Rahim Spahiut, Blerim Sherës dhe Edison Memollës t’u jepet mandati për kryetar bashkie përkatësisht për Dibrën, Vorën dhe Rrogozhinën.

Kundër vendimit të Celibashit mund të bëhet ankimim brenda 24 orësh në KAS.

Ndërkohë mandati i fituesve për bashkitë Shkodër, Durrës dhe Lushnje pritet të bëhet sapo të certifikohen tabelat dhe rezultati përfundimtar./tvklan.al

Një kafe nga ju!

Back to top button