Lajmi i funditPërditshmëriPolitikëShqipëria

Zgjedhjet e pjesshme vendore, Gjiknuri: Ne jemi gati, presim caktimin e datës nga presidenti

Share

Numri dy i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, pas mbledhjes në selinë rozë është shprehur se PS është gati për të shkuar në zgjedhjet e pjesshme lokale, në bashkitë që janë pa kryetar.

Më tej, Gjiknuri u shpreh se Gjykata Kushtetuese nuk ka pse të vonojë vendimin për opinionin e Venecias.

Gjiknuri foli dhe për Reformën Zgjedhore ku tha se PS është gati të ulet në tryezë, por sipas tij nuk ka propozime konkrete.

“Një fokus i përditshëm me strukturat re partisë. Një organizim siç e kërkon koha me aspektet digjitale për të pasur organizim më të mirë. Ne gati jemi për zgjedhje të pjesshme vendore në presidenti do i dekretojë ato. Gjykata Kushtetuese nuk ka pse ta vonojë më vendimin. Brenda 45 ditësh nga vendimi presidenti duhet të dekretojë zgjedhjet. PS ka qenë partia që fitoi zgjedhjet.

Partia është fokusi kryesor dhe ajo që konkurron në zgjedhje. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision që ka qenë bipartizan dhe besoj se shumë shpejt do vendoset ngritja e tij. Për çështje që ka traditë parlamentare PS dhe PD duhet të jenë pjesë në komision. Është shpejt për të folur për ndryshimet. Ne e bëmë me PD kur ata nuk ishin pjesë e parlamentit jo më tani që janë në parlament dhe procesi është normal”, tha Gjiknuri./albeu.com

Një kafe nga ju!

Back to top button