Aktualitet dhe LajmePërditshmëriPolitikëShqipëria

Zgjedhjet në PD, Berisha mbi dy orë në selinë blu, takim me Lulzim Bashën

Share

Ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me Lulzim Bashën. Lajmi është bërë i ditur për “BalkanWeb” nga gazetari Osman Stafa, i cili raporton se Berisha ka qëndruar në zyrën e Bashës për më shumë se dy orë.

Nuk dihet se çfarë është diskutuar mes Berishës dhe Bashës, por ky takim vjen në ditën e zgjedhjeve në PD, ku mbi 75 mijë anëtarë të kësaj force politike po votojnë për të zgjedhur kreun e ri, që do t’i udhëheqë në katër vitet e ardhshme.

Vetë Basha dhe Berisha kanë votuar në Tiranë, ndërsa në garë janë katër kandidatë, kreu aktual i PD, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

(BalkanWeb)

Një kafe nga ju!

Back to top button