Diaspora DibranePërditshmëriPersonaliteteSocial Kulturore

Zgjidhja! Nga dibrani Majlind Lazimi

Bono e Diaspores - Nje zgjidhje financiare

Share

“Bonot e Solidaritetit” dhe “Bonot e Diasporës” – si instrumente financiare për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë pas tërmetit…

Shpejt nevojat emergjente te situates aktuale kërkojnë një strategji afatgjatë dhe një plan veprimi me masa konkrete, ku përveç skanimit dhe vlerësimit teknik të dëmeve në banesa dhe objekte, kërkohet mënyra më e mirë e financimit të rindërtimit, fazë e cila do kërkoj disa vite. Disa ide mbi skemat e financimit:

1. Një “Konferencë Donatorësh”, është hapi i parë që duhet synuar dhe opsioni më i mirë me kosto financiare (ne rast grantesh) zero.Fondeve të donatorëve ndërkombëtar do ti shtohen fondet që janë mbledhur deri tani nga qeveria, fondacionet, bizneset, qytetarët etj.Megjithatë, nuk duhet të kemi iluzione që ky financim do jetë i pamjaftueshëm për rimëkëmbjen e plotë të dëmeve aktuale, dëmeve potenciale, apo projekteve të zhvillimit.

2. Rialokimi i zërave në buxhet duke reduktuar fondet investimeve publike, në rastin më të mirë me rentabilitet të ulët (psh. konçesionet) është një opsion tjetër i mundshëm.

3. Emëtimi per herë të parë të “Bonove të Solidaritetit” dhe “Bonove të Diasporës” do të ishte jo vetëm një “akt patriotik” pikërisht në keto kohe të vështira, por dhe një instrument efikas afatgjatë për zhvillimin ekonomik (psh.1% normë interesi, maturitet 10 vjeçar). Shumë vende i kanë eksperimentuar me sukses “Bonot e Diasporës” për të tejkaluar fatkeqësitë natyrore apo për të financuar investimet publike strategjike. Këto ditë shqiptarët, kudo nëpër botë, e demonstruan fuqishëm solidaritetin dhe bamirësinë e tyre për tejkalimin e kesaj fatkeqësie kombëtare.

“Bonot e Solidaritetit” dhe “Bonot e Diasporës” do te bënin të mundur që kontributi financiar i shqiptarëve të ishte shumë-fish më i madh, sepse do te tejkalonte limitin e fondeve te bamirësisë dhe secili do të ndihej “investor patriotik” në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit.Por si fillim na duhet një Plan Kombëtar Rimëkëmbjeje…

Një kafe nga ju!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button